Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

SVP masa më të rrepta për të huajt në Zvicër Empty SVP masa më të rrepta për të huajt në Zvicër

Sun 30 Dec 2012 - 11:47
SVP masa më të rrepta për të huajt në Zvicër Thumbnail.php?file=gegen_367657708
Partia Popullore Zvicerane (SVP) vazhdon edhe më tutje politikën kundër emigrantëve. Kryetari i SVP-sw Toni Brunner ka mbledhur rreth 157.000 nënshkrime për të sjellë një ligj të rreptë ndaj emigrantëve.

” Secili emigrant i cili bie në konflikt me ligjin, qoftë dënim për shkak të ngasjes së shpejtë, vjedhjeve të lehta, lëndime trupore, posedim të drogës apo çfarëdo konflikti tjetër, të largohen menjëherë nga Zvicra. Largimi i emigrantëve të bëhet menjëherë përpos nëse ata janë të ndjekur politik”, shkruhet në kërkesën e cila pas festave të fundvitit duhet të merret parasysh nga Këshilli shtetëror.

Adrian Amstutz, shef i fraksionit SVP po ashtu ka përpiluar një statistikë e cila shpjegon qartë rritjen e kriminalitetit nga ana e emigrantëve, ku këtë përpilim e ka bashkangjitur me nënshkrimet e mbledhura.

Parlamenti zviceran është i detyruar që përmes nënshkrimeve të mbledhura të pyes popullin mbi këtë çështje, për atë edhe do hap një iniciativë në fillimin e vitit 2013.

Në vitin 2010 SVP kishte hapur një iniciativë ku 53 % e popullatës kishte votuar pro largimit të Emigrantëve “kriminel”.

Këshilli shtetëror i cili duhet të pranoj këtë kërkesë shpjegon qartë se një iniciativë e tillë edhe nëse fiton do bie në konflikt me rregulloret ndërkombëtare mbi të drejtat humane dhe të drejtat e njeriut. (Comeze/INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi