Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Sipas anketës së BDI-së, Osmani fiton bindshëm në Gostivar, kurse në Tetovë Arifi me votat e maqedon Empty Sipas anketës së BDI-së, Osmani fiton bindshëm në Gostivar, kurse në Tetovë Arifi me votat e maqedon

Sun 30 Dec 2012 - 16:29
Sipas anketës së BDI-së, Osmani fiton bindshëm në Gostivar, kurse në Tetovë Arifi me votat e maqedon Anketa_589637605










Kreu i BDI-së Ahmeti në dilema se kë do të nxjerrë për
kandidat për kryetar komunash. Deri më 10 janar partia e tij duhet të
definoj listën e kandidatëve për zgjedhjet e marsit. Probleme më të
mëdha paraqiten me kryetarët aktual të kësaj partia që kanë ambicie
sërish të garojnë për këto poste, posaçërishtë ata të Strugës , Dibrës,
Cairit, Sarajit e Studeniçanit. Anketat që ka realizuar brenda
antarësisë së vetë BDI , rezultojnë se në Strugë megjithatë prinë
kryetari aktual Ramiz Merko por afër me përkrahje është edhe deputeti
aktual i kësaj zone Arben labunishta i cili sipas gjitha gjasave në fund
mund të jetë zgjidhja e kryetarit Ahmeti për kandidat të kësaj partie
në Strugë. Azis Polozhani i cili përflitej si kandidat i mundshëm ka
rezultuar me përkrahjen më të vogël gjegjsishtë vetëm 1 përqind.

Në Dibër, Argëtim Fida, si kryetar aktual dhe njëherit i degës së
BDI-së në këtë qytet ka ambicje, por, megjithatë Ruzhdi Lata myfti
uaktual i Dibrës në bazë të anketave gëzon përkrahjen më të madhe të
antarësisë së BDI-së edhe pse problem i Latës mund të jetë fakti se ai
nuk është anëtar i BDI-së andaj nuk përjashtohet mundësia si kandidat i
BDI-së në këtë qytet të paraqitet kandidat i tretë. Në Saraj, Ahmeti
duhet të zgjedhë mes kryatrit aktual Bekim Murati dhe zëdhënësit të
qeverisë, Muhamet Hoxha .

Në Çair Izet Mexhiti sipas gjitha gjasave do të garoj për mandatin e
tij të tretë edhe pse sipas anketave edhe Bujar Osmani ka ambicje për
të qenë kandidat pasi anketat janë të favorshme edhe për atë. Në
Studenican, Faiti Iseni edhe pse qëndon dobët me anketa kundërejtë
kanbdidatit të opozitës, atij të PDSH-së, Azem Sadiku, si duket mund të
jetë zgjidhja e sërishme e Ahmetit.

BDI nuk e ka lehtë as me kandidatët për Tetovën dhe Gostivarin ndërsa
në Kërçovë mesa duket, Fatmir Deari, kryetar aktual i Osllomesë, nuk ka
rival. Në Tetovë, sipas anketave të BDI-së rezulton se Teuta Arifi
prinë bindshëm para rivalëve të saj, Hazbi Lika dhe Fatmir Besimi e
gjithë kjo falë përkrahjes së madhe që gëzon e njejta tek votuesit
maqedonas në Tetovë. Madje mbi 70 % e maqedonasve kanë deklaruar se do
ta kishin votuar Teuta Arifin në rrethin e dytë.

Ndërsa në Gostivar pavarësishtë kush do të jetë kandidat, anketat
bindshëm nxjerrin si fitues kryetarin aktual të kësaj komune, Rufi
Osmanin. Andaj partia e Ahmetit është në dilemë të nxjerrë si
kundërkandidat Nevzat Bejtën apo të shkoj me kandidat krejt tjetër. Në
Likovë pothuajse është e sigurtë se Sadulla Duraku sërish do të garoj
për kreun e kësaj komune. Ndërsa në Haraçinë BDI si duket nuk do të dal
me kandidat, por do të përkrah kandidaturën e pavarur të kryetarit
aktual Basri Bajrami. Mbetet e paqartë nëse do të dal me kandidat dhe
kush do të jetë kundërkandidat i Bekim Fazliut në garën për kryetar të
Shkupit./Alsat-m
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi