Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Së shpejti viza për të hyrë në Kosovë Empty Së shpejti viza për të hyrë në Kosovë

Tue 1 Jan 2013 - 20:32
Së shpejti viza për të hyrë në Kosovë Viza_365944670

Vizitorëve në Kosovë nga 87 vende do t'u kërkohet të kenë një vizë duke nisur nga 2013.

Autoritetet ne Kosovë thonë se vënia e një regjimi vizash për
shtetasit nga 87 vende të botës do të ketë një ndikim pozitiv në
sigurinë e vendit dhe udhën e tij drejt futjes në BE.

Sistemi, që u njoftua në maj, hyn në efekt në janar.

"Nga aspekti i sigurisë së brendshme, aplikimi i regjimit të vizave
është një masë parandaluese sepse nëpërmjet sistemit të vizave mund të
identifikohen e të ndalohen elementë të rrezikshëm potencialë," i tha
SETimes, Artan Behrami, krye-zëdhënësi për ministrinë e jashtme.

Behrami shtoi se sistemi i vizave krijon gjithashtu një bazë për
udhëtarët që të informohen për kushtet që t'u jepet viza hyrëse për në
Kosovë.

"Ky regjim pritet të ketë një ndikim pozitiv në reduktimin e
mundësive që Republika e Kosovës të përdoret si një vend transit për
trafikimin e qenieve njerëzore dhe si një vend transit për imigracionin e
paligjshëm drejt vendeve të BE," tha Behrami.

Ministria e jashtme e Kosovës vuri në dukje se regjimi i vizave është
një mjet për të qenë më pranë BE, veçanërisht kur vjen puna te
kontrolli kufitar, transiti i të huajve dhe identifikimi dhe
neutralizimi i elementëve që përfaqësojnë një kërcënim për sigurinë e
Kosovës dhe të vendeve të BE.

Burim Ramadani, deputet ne kuvendin e Kosovës, tha se aplikimi i
sistemit të vizave është një masë e rëndësishme për të parandaluar
kërcënimet ndër-vendore.

"Terrorizmi dhe krimi i organizuar janë kërcënime globale," i tha
Ramadani, duke shtuar se qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente në
këto vendime. Kosova, si një pjesë e udhëkryqeve midis lindjes e
perëndimit si dhe Afrikës e Rusisë, është kurdoherë nën kërcënime
ndër-vendore dhe globale. Prandaj, ajo duhet të bashkërendojë fort
politikat e aj anti-terroriste dhe kundër krimit të organizuar, me
vendet kryesore të BE dhe SHBA."

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Paqes të Kosovës,
thot se regjimi i vizave do të ndihmojë përmirësimin e sigurisë,
"ndonëse zhvillimet e dekadës së fundit kanë treguar se kufizimet në
lirinë e lëvizjes nuk kanë qenë në gjendje të pengojnë planet për sulmet
terroriste."

"Siguria në rajon dhe siguria në vend duhet të bazohet në përparimin e
vazhdueshëm të organizmave të rendit të ligjit dhe rritjen e
bashkëpunimit policor në rajon," tha Iliazi.

Rregullat e reja do të kërkojnë personel shtesë në konsullatat e
Kosovës, me gjithë se numri dhe kostoja për të mbushur të tilla
pozicione nuk është përcaktuar. Kur plani u njoftua, ministri i
brendshëm Bajram Rexhepi tha se ishte e mundur që Kosova mund "të
bashkëpunonte me një vend në rajon dhe ata mund të bënin shërbimet për
ne."

Ministria e jashtme nuk ka nxjerrë listën e 87 vendeve, por e
përditshmja e Kosovës Koha Ditore botoi një listë që përfshinte Rusinë,
Kinën, Afganistanin, Irakun, Jemenin, Libinë dhe Sirinë.

Behrami tha se përpilimi i listës u bazua në arsye të sigurisë dhe jo
në marrëdhënie politike. Asnjë vend fqinj nuk është në listë dhe aty
nuk përfshihen gjithashtu vendet që janë pjesë e BE apo zonës Shengen.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk gëzon liberalizimin e vizave nga BE.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Së shpejti viza për të hyrë në Kosovë Empty Re: Së shpejti viza për të hyrë në Kosovë

Tue 1 Jan 2013 - 20:36
Se di ne te Shqiperise na duhet vize apo shkojme thjeshte me pashaporte???
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Së shpejti viza për të hyrë në Kosovë Empty Re: Së shpejti viza për të hyrë në Kosovë

Tue 1 Jan 2013 - 20:44
Ariana shkruajti:Se di ne te Shqiperise na duhet vize apo shkojme thjeshte me pashaporte???
anna kosova edht vendi i juaj mundesh lirish me ardhe pa probleme
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Së shpejti viza për të hyrë në Kosovë Empty Re: Së shpejti viza për të hyrë në Kosovë

Tue 1 Jan 2013 - 20:48
Legjenda shkruajti:
Ariana shkruajti:Se di ne te Shqiperise na duhet vize apo shkojme thjeshte me pashaporte???
anna kosova edht vendi i juaj mundesh lirish me ardhe pa probleme

Legjende po ju nga Maqedonia me pashaporte apo me vize edhe ju???
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Së shpejti viza për të hyrë në Kosovë Empty Re: Së shpejti viza për të hyrë në Kosovë

Tue 1 Jan 2013 - 20:55
Ariana shkruajti:

ne pasaporta

Tue 1 Jan 2013 - 20:58
Ariana shkruajti:
Legjenda shkruajti:
Ariana shkruajti:Se di ne te Shqiperise na duhet vize apo shkojme thjeshte me pashaporte???
anna kosova edht vendi i juaj mundesh lirish me ardhe pa probleme

Legjende po ju nga Maqedonia me pashaporte apo me vize edhe ju???
per neve nuk vlen kjo gje anna nuk perfshihet maqedonia shqiperia serbia mali i zi jan shtet fqin perfshihet per disa si russa kina avganistan siria libia liban e keshtu me radhen mos u shqeteso anna
Sponsored content

Së shpejti viza për të hyrë në Kosovë Empty Re: Së shpejti viza për të hyrë në Kosovë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi