Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Nuk e pranon dhëndër për shkak të fesë, i kërcënon jetën Empty Nuk e pranon dhëndër për shkak të fesë, i kërcënon jetën

Wed 2 Jan 2013 - 17:12
Në Shqipëri ka bashkëjetesë fetare dhe është i vetmi vend ku fetë bashkëjetojnë në mënyrë perfekte, mirëpo nuk mund të thuhet e njëjta gjë për martesat mes besimtarëve të këtyre feve. Ndalimi i martesave për shkak të feve të ndryshme i vazhdon efektet edhe në vitin 2010, ndonëse në qytete të ndryshme të Shqipërisë kjo nuk ka të njëjtin efekt. Megjithatë, historia për të cilën po shkruajmë, ka ndodhur jo shumë larg, por në periferi të kryeqytetit, ku një të riu i kërcënohet jeta vazhdimisht për çnderimin ose turpërimin e vajzës së familjes, siç e konsideron këtë akt kryefamiljari N. M. Kjo e ka detyruar një grua të moshuar t’i drejtohet pak ditë më parë prokurorisë së Tiranës me një kallëzim penal kundër kandidatit për krushk N. M., duke e akuzuar këtë të fundit se do t’i vrasë djalin për lidhjen që ka pasur me vajzën e tij R. M. Denoncuesja Naile Miftaraj, nëna e Glisenko Miftarajt, e ka marrë vetë rrugën deri në prokurorinë e kryeqytetit, duke kërkuar ndihmë për shpëtimin e jetës së djalit të saj. Kallëzimi mban numrin 2083 dhe është depozituar në datën 8 korrik 2010. Sipas të moshuarës, gjithçka ka filluar pasi djali i saj kishte një lidhje dashurie me vajzën 26-vjeçare nga rrethi i Mirditës, por me banim në Tiranë. Lidhja e tyre ka filluar në lagjen Bathore, ku ata jetonin prej vitesh. Pas kësaj lidhjeje disavjeçare, djali i ka kërkuar dorën babait të vajzës për martesë. Por, babai i saj N. M. nuk ka pranuar, për shkak se djali ishte me përkatësi fetare Katolike dhe ata ishin familje Muslimanesh nga rrethi i Mirditës. Pas refuzimit për fejesë, babai i vajzës e fejon dhe brenda dy muajsh e marton vajzën pa dëshirën e saj me një person tjetër. Por, të nesërmen e martesës, dhëndëri i ri e kthen vajzën në shtëpinë e prindërve, duke u ankuar për mungesë të vajzërisë (virgjërisë). Babai i R. M. ndihet i turpëruar nga ish-i dashuri i vajzës dhe kërkon llogari prej tij, duke e qëlluar mes rrugës vitin e kaluar me shpulla. Pas kësaj zënke, djali kërkon të martohet me vajzën, por babai i saj përsëri nuk pranon duke e kërcënuar me jetë ish-të dashurin e saj. Pas këtij kërcënimi, babai i vajzës disa herë ka shkuar pranë banesës së Miftarajt, duke kërkuar ish-të dashurin e vajzës, i cili nuk pranonte të takohej nga frika e vrasjes. Ndërkohë që, sipas denoncimit të të moshuarës, pak ditë më parë, babai i vajzës, N. M., ka shkuar në hyrje të banesës së familjes Miftaraj ku ka kërcënuar nënën e djalit, denoncuesen Naile Miftaraj, duke i thënë se po kërkonte djalin që ta vriste për turpërimin që i ka bërë me vajzën. E moshuara i kërkoi prokurorisë që të merren në mbrojtje ajo dhe djali i saj, i cili tashmë është fshehur nga frika e vrasjes, pas disa kërkesave për ndihmë në polici.

Sonila Mesareja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi