- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Përfaqësuesi i RKS në Beograd me imunitet diplomatik
Thu 3 Jan 2013 - 16:38
Madhësia e germave:
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës shpresojnë që në këtë fillim vit Kosova të arrijë numrin e 100-të të njohjeve të shtetësisë së saj. Kështu shprehet ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke shpalosur po kështu synimet e diplomacisë kosovare për anëtarësim në shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare, por fokusi kryesor, sipas tij, është anëtarësimi në OKB. Kosova deri tani është njohur nga 98 vende të botës.
Shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj thotë se nisma e Kosovës për anëtarësim në OKB do të jetë një veprim i koordinuar mirë për partnerët strategjik të Kosovës.
“Kohën se kur Kosova do të aplikojë për anëtarësim në OKB, që është synimi ynë kryesor, tash nuk mund ta them, sepse është një prej vendimeve më strategjike dhe për vendime të tilla neve na duhet një analizë e mirëfilltë e plotë: kur dhe si duhet të ndodhë kjo dhe se cilat janë synimet tona”, ministri i Jashtëm Hoxhaj.
Prioritet tjetër i institucioneve të Kosovës gjatë pranverës së vitit 2013 është edhe fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian për marrëveshjen e stabilizim-asociimit.
Qeveria e Kosovës u shpreh shumë e zhgënjyer pas vendimit të 10 dhjetorit 2012 të këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së, kur u tha se Kosova akoma nuk i ka plotësuar reformat e nevojshme për të filluar negociatat.
Megjithatë, pranvera e vitit 2013, sipas përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, mund të jetë koha kur Kosova do ta marrë datën e nisjes së negociatave për marrëveshjen e stabilizim-asociimit.
“Ekzistojnë prioritete, në të cilat po punon qeveria dhe unë jam shumë i bindur se ato do të realizohen shpejt. Pritjet janë që në pranverën e vitit 2013 Komisioni Evropian do ta marrë mandatin për fillimin e bisedimeve. Ky është një hap i rëndësishëm dhe është marrëveshja e vërtetë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe një vendi kandidati për t’u bërë anëtar i tij. Bashkimi Evropian (BE)nënshkruan marrëveshje Stabilizim-Asociimi vetëm me vendet, e ardhmja e të cilave shihet brenda BE-së”, tha Samuel Zhbogar në përmbyllje të vitit 2012.
Ndërkohë në takimin e 17 janarit, që tashmë është konfirmuar ndërmjet kryeministrave, Thaçi e Daçiq, do të diskutohet edhe për një pikë shumë të rëndësishme: Hapjen e zyrave të përfaqësimit në Beograd e Prishtinë.
Për hapjen e këtyre zyrave duket se të dy kryeministrat janë pajtuar në takimin e fundit të dhjetorit të vitit të shkuar, por nuk është sqaruar akoma cili do të jetë formati i përfaqësimit.
Shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj i tha DW-së se qeveria e Kosovës do të kërkojë që personi që do ta përfaqësojë Kosovën në Beograd të ketë imunitet diplomatik.
“Ne jemi duke punuar intesivisht që Republika e Kosovës ta ketë ambasadorin e saj në Republikën e Serbisë dhe përfaqësia e Kosovës në Beograd do të jetë zyre ndërlidhëse e Republikës së Kosovës. Ky do të jetë titulli zyrtar, ndërsa ne presim që edhe Serbia ta dërgojë përfaqësuesin e saj në Kosovë”, thotë ministri Hoxhaj. /DW/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi