Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË DRITA FEJZA Empty POETJA JONË DRITA FEJZA

Fri 4 Jan 2013 - 13:13
POETJA JONË DRITA FEJZA 5fa21cd9e0d2531a2f1dfdffbab46f70_XL
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË DRITA FEJZA Empty Re: POETJA JONË DRITA FEJZA

Fri 4 Jan 2013 - 13:15
Drita Fejza
lindi né Mushtishte të Kosovës.Shkollën fillore dhe te mesmen i kreu ne vendlindje.Emigroi né Gjermani né vitin 1999.Jeton dhe punon né Berlin ku është specializuar për " Specialist ne Media dhe Shërbime Informative".Ka shkruar që në rini.Poezit e para te saj jane té botuara né revisten Pioneri "Vjeshta" "Dimri".Shkruan gjithashtu ne gjuhen gjermane .. Ne librin Migrantengeshcichte ka té botuaraPozit "Mutterland" "Ich möchte einen Teilmeiner Vergangenheit begraben" Das Leben ist wie die Wellen" "Jeder Mensch hat eine geschichte" Gjithashtu ështe ne pergaditje té Librit té ardhshem...
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË DRITA FEJZA Empty Re: POETJA JONË DRITA FEJZA

Fri 4 Jan 2013 - 13:16
SONTE ME HËNËN JAM NXËNË...

Buzëqeshjen kam veshur

Me mallin tënd
Sa bukur më rrinë!

E rëndë më vjen mbi supe,
Si bjeshkë e lënë shkretë,
Më rri barrë e rëndë
Përsëri e dua, e tillë jam vet,

Aj, mall më shtrydh,
Hëna më përgjon si për inat,
Sytë e saj kërkojnë thellë,
Gjurmojnë sekretin në natë të thatë...

Errësira kot zbret hijen tënde,
Më kot hëna më shtrydh mashtrimin,
Mallin e kam për vetën time
Sekret shtrëngoj ngushëllimin.

Rrufeshëm vij e plagosur
Krah zogu i thyer,
Mall plot, shpirtin baltosur,
As më duket se jam aq e vyer,
Për mall e inatosur
Në shpirt të mbetem e thyer...

Dhe kështu ndihem e rënë,
Mall kam për ty:
Sonte me hënën jam nxënë...
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË DRITA FEJZA Empty Re: POETJA JONË DRITA FEJZA

Fri 4 Jan 2013 - 13:20
ENGJËLLI IM

Engjëlli im i fshehur
Bashkë me ëndrrën pran më rri,

Dhe ç’më lënë kot në kujtime,
Fort i shtrydhë në zemrën time.

Dhe kur ëndrra vjen e trishtë,
Si dhuratë për dashuri,
Krejt ma merr shpirtin e brishtë,
Dhe më deh si me raki.

Gjysmë dhuratë gjysmë e vjedhur,
Dhe tërë natën bashkë kemi bredhur.

Sa të nisë këngë për mike,
Dhe atë valsin që më pushton,
I bëhem vetes mynafike,
Zemra ime seç më qorton…
Dhe mëngjesi, nis e agon…

ëndërr vjen… engjëll shkon..
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË DRITA FEJZA Empty Re: POETJA JONË DRITA FEJZA

Fri 4 Jan 2013 - 13:22
NXITOJMË...

Më rëndet ëmbël puthja jote

lehtë mbi gushën time,
drithërimë përshkohet ngadalë...
E pa ngirë
Puthjes tënde,
Dhe shpirti kurohet,
... Nuk i duhen fjalë...

Kristalet,
Zëri i violinës
Vjen qetë ngadalë,
Zbraz gotën e verës
Me afsh ndez zjarr...

Hëna pasqyrë fanari
Në dritaren e zilisë,
Zogj si kurrë që nuk janë takuar,
Këngën bashkë kanë nisë..

Dhe sytë shkëmbejnë shkëndijat,
Zbresim shkallët nga dy,
Nxitojmë,
nxitojmë në dashuri...
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË DRITA FEJZA Empty Re: POETJA JONË DRITA FEJZA

Fri 4 Jan 2013 - 13:23
KOHA NË ADHURIM ....

Ndjenjë e thellësisë së shpirtit

premtim vetvetit gënjyer,
fitimtar që nuk din të rrëfehet…
para zakonit sofërthyer.

Injoranca e lypësit
butësinë e shpirtit se helmon dot,
adhurueshëm të kundërtën e ferrit
që emër si flitet kot.

Larg e afërme, e pa prekur
gërmon ndjenjën për ethe të lumtura,
dhe zhduket, tretet,
kthehet e pa kohë,

koha në adhurim…
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË DRITA FEJZA Empty Re: POETJA JONË DRITA FEJZA

Fri 4 Jan 2013 - 13:24
ERË E LEHTË

Erë e lehtë,
Puhizë...
flokët mi shpupuris,

puthje e ballit,
etjes çastin etshëm ja nisë...

Dhe ngadalë si vjen freskia,
forcon shpirtin ndjenjë e mira,
eci lehtë si një flutur
sikur s’kam të tjera dëshira.

Pra i dashur
më dëgjon?
Një përkëdhelje më mjafton,
Gjithmonë ti më bën të lumtur,
puthja jote më qorton.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË DRITA FEJZA Empty Re: POETJA JONË DRITA FEJZA

Fri 4 Jan 2013 - 13:25
NESËR SHUMË TË DUA

Përtej ëndrrës

Dhe zhgënjimit
Pranë të bukurës dhe hidhërimit.
Përsëri do të dua,
Të paktën dhuratë
Fjalën e urtë,
dhe fyerjen e ëmbël...

Sa të zbardhë drita
dhe kafja të vjen,
puthjen e mbrëmshmit
për kujtim ma lenë.

Sa të nis e reja,
fjala ëmbël,
në dashuri si krua,
dje mbetet e vjetra…

nesër shumë të dua...
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË DRITA FEJZA Empty Re: POETJA JONË DRITA FEJZA

Fri 4 Jan 2013 - 13:30
PA TY...

Edhe mos të ishe,
unë do të isha,

nuk besoj se dielli
pa ty do të shuhej,
dhe as toka
nga vendi pa ty të luhej...

Zjarri do të mbetej zjarr,
jeta e njëjtë kish me pas një rendi,
do të jetohej edhe pa ty,
hëna me yje prapë do të shndrij.

Veç në mua vret ai dallim,
nata pa ty
s’do të kishte agim..

Pa ty,,
në zjarr të hidhem prapë isha ngri...
Pa ty,
vdekja do të quhej mrekulli.

shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË DRITA FEJZA Empty Re: POETJA JONË DRITA FEJZA

Fri 4 Jan 2013 - 13:31
AS PËR VLERË AS PËR TË KOTË


Lodhja e verdhë
Ma merr durimin,
Më ngulfat zhurmë e saj,

Vjeshtë në shpirt!
Vjeshtë nën shputa...

Triumfi në përshkrim,
Gjeth pa klorofil,
Gjendje e njëjtë e ngopur në premtim...

Vizioni,
Grua në periodë
e ngulur në shpresat e fundit përditshmëri!
Nesër për nesër në detyrë, dashuri...
Sot për sot
E ëmbël kjo botë...

As për vlerë as për të kotë...



Sponsored content

POETJA JONË DRITA FEJZA Empty Re: POETJA JONË DRITA FEJZA

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi