Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË JEHONA GASHI Empty POETJA JONË JEHONA GASHI

Mon 21 Jan 2013 - 15:58
POETJA JONË JEHONA GASHI 74885_orig
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË JEHONA GASHI Empty Re: POETJA JONË JEHONA GASHI

Mon 21 Jan 2013 - 15:59
Jehona Gashi
Jehona Gashi u lind me 22.08.1997 në Doberdol te Komunes se Klines . Tashme Kam mbaruar klasen e nënte . Për nënte vite ndoqi mesimet ne shkollen fillore “ Ali Krasniqi “ në Ujmirë .
Jehona e do shum librin , kurse poezia tashme eshte bere shoqja me e mirë e saj . Ka Filluar te shkruaj qe ne klasa e V
Ishte antare e grupit letrar te shkolles . Poezit e veta i ka lexuar ne shumë aktivitete shkollore dhe programe te ndryshme per femij . “ E dua shumë poezin , sepse ajo del nga thellsia e shpirtit tim . Del , sepse eshte pjes e saj “ , thot ajo ! Ka Botuar vetem nje liber me Poezi i Titulluar “ Plaget në Përqafim “ !!

shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË JEHONA GASHI Empty Re: POETJA JONË JEHONA GASHI

Mon 21 Jan 2013 - 16:00
BALSAM


Më mori për dore,
princesha Argjiro,
dhe nëpër historinë tonë,
filluam bashkë një xhiro.

Shteg më shteg Ilirisë,
lodhja na kaploi shumë,
nga faqe të historisë,
rridhte gjak si lumë.

Më të thella ishin,
plagët e Gjergj Elez Alisë
tutje faqeve të legjendave,
të dehura prej rakisë.

Gjyshja ime e ndjerë,
i pastë shpirti dritë,
po ia mjekonte plagët,
me të gjitha besëtytnitë.

Motra e mirë Argjiro,
më lëmonte me dorë ballin,
zjarrmia që më kishte kapur,
po digjte edhe malin.

Ato plagë të Gjergjit,
janë plagë të atdheut tim,
një nga një i mora,
i vura në përqafim.

Një libër me vargje,
nisa për plagët në përqafim,
më puthi princesha,
historia s’kishte mbarim.

Dhe Nënë Terezën thirra,
të bekonte nga vargjet e mia,
si duan poetët e vërtetë,
le të bëhet Shqipëria!

Nëntë plagë, nëntë strofa,
për simbolikë nuk po mendoja,
por me balsam plagët,
një nga një t’i shëroja.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË JEHONA GASHI Empty Re: POETJA JONË JEHONA GASHI

Mon 21 Jan 2013 - 16:01
JA SI BIEN GJETHET


Një nga një gjethet,
mbulojnë lëndinën,
është kohë e tyre,
ato e dinë stinën.

Fër, fër, fër si fluturat,
në horizont fluturojnë,
disa janë vonuar,
ende po vallëzojnë.

Disa të tjera,
kanë zbritur për një orë,
mbi flokë të çupave,
kanë thurur kurorë.

Disa të tjera,
ende rrinë në pemë,
zgjojnë njëra-tjetrën,
gjumi i kishte zënë.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË JEHONA GASHI Empty Re: POETJA JONË JEHONA GASHI

Mon 21 Jan 2013 - 16:04
NË PRITJE TË GJATË


Një, dy, tri ditë,
më shumë ditë të prita, xhan,
sa presin të burgosurit,
lirinë që nuk e kanë.

Kështu lulja pret pranverën,
nëna fëmijën e parë,
malli e djeg zemrën,
bima vyshket në arë.

A mos të lodha, zemër,
bezdisur sigurisht të kam,
por nxito ata hapa,
unë drejt teje nisur jam.

Koha nuk numëron më ditë,
shekujt me pritje më kafshojnë,
por shpresa është më e fortë,
jo ëndrrat, mrekullitë me të fillojnë

shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË JEHONA GASHI Empty Re: POETJA JONË JEHONA GASHI

Mon 21 Jan 2013 - 16:07
DRINI I BARDHË DHE DRINI I ZI


Ky Drini i Bardhë,
ai Drini i Zi,
janë dy vëllezër të mirë,
në të bukurën Shqipëri.

Drini i Bardhë një natë,
kishte parë një ëndërr të keqe,
seç kishte ndërruar ngjyrën,
në ato mijëra e mijëra leqe.

Në gjumë të thellë një ditë,
i ziu seç kishte tretur,
por emri i njëjtë,
seç i kishte mbetur.

Nuk zihen për ngjyrat,
as kur i turbullon shiu,
por ndihen keq shpesh,
se kush mbeti më i riu.

Me valë e dallgë fushave,
gërxheve e luginave të atdheut,
lidhin tokat e shqipeve,
me amanetin e Skënderbeut.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË JEHONA GASHI Empty Re: POETJA JONË JEHONA GASHI

Mon 21 Jan 2013 - 16:13
SHIKOJ SI BIE SHI


Në këtë natë të ftoftë
qetësia mbretëron,
qëndroj pranë dritares,
si bie shi shikoj.

Është mahnitëse çfarë melodie,
çfarë koncerti zemra më dëgjon,
qielli mbushet me re,
lumi nis e vërshon.




Poshtë kupës së zezë të reve,
vetëm Ylli Polar derdh shkëlqim,
rrezet e tij bien pingul,
treten thellë në syrin tim.

Ngadalë një pikë loti,
mbi faqe më rrëshqiti,
kur po e shikoja yllin,
që për mua shndriti.

Dhe një tjetër lot pa dashje,
më doli, por nuk e di ku treti,
bashkë me pika të shiut,
rrugën për në lumë gjeti.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË JEHONA GASHI Empty Re: POETJA JONË JEHONA GASHI

Mon 21 Jan 2013 - 16:15
POETI DHE RIMA


Poeti kërkon trima,
për të gjetur rima,
kërkon edhe shtigje,
për të gjetur brigje.

Poeti gjen figura,
për gjithë ato ura,
që kalojnë mbi lumë,
me tri harqe e më shumë.

Me poezi e djeg diellin,
me vargje ngjyros qiellin,
i jep dhe dritë hënës,
mijëra puthje nënës.

Nuk mundet pa fëmijë,
se krejt bota është e tij,
cicërima zogjsh i ka këngën,
njëlloj si gëzimin edhe brengën.

Poeti u zotua një herë,
me bujë e me poterë,
as të mos shkruajë më me rima,
as të mos kërkojë më trima.

Por si të ndahej nga rimat,
nga t’ia mbante pa trimat,
pa ura nuk kalon dot lumin,
as ëndrra nuk i vjen pa gjumin.

Di tha të shkruaj,
dhe bukë ta gatuaj,
me vargje të lira,
por nuk janë më të mira.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË JEHONA GASHI Empty Re: POETJA JONË JEHONA GASHI

Mon 21 Jan 2013 - 16:19
SHKRONJAT QË SHKRUAJNË SHQIPËRINË



Ato nuk janë thjesht shkronja,
që fjalën “Shqipëri” shkruajnë,
por janë brumë prej dheut,
që atdheun tim gatuajnë.

Sh-ja është e para,
sepse me të nis Shqipëria,
e njëjtë me ketë fjalë,
është edhe vetë liria.

Q-ja vjen e dyta,
shkronja që pik nga qielli,
sjell kaltërsinë në tokë,
vjen me të edhe dielli.

I-ja është me radhë,
A e dini se kush e solli?
Iliria na e solli,
sepse e kërkonte trolli.

P-ja seç po vonohej pak,
si është vonuar pavarësia,
ka ende troje shqiptare,
që nuk i gëzon liria.

Ë-ja pikoi si lot fëmije në nëntor,
qau dhe Qemali në strehë të shtëpisë,
Isa u përkul thellë dhe puthi,
vetëm gjysmën e Shqipërisë.

R-ja erdhi nga retë e bubullimave,
endur nëpër qiellin e atdheut,
shpata i foli kombit të tërë:
Dua edhe një herë dorën e Skënderbeut!

I-ja po vinte dy herë,
ashtu si shqipja që ka dy krerë,
gadishulli nuk është i qetë,
prapë po fryn e njëjta erë.

A-ja priste e fundit nga shoqet,
atdheun ta shkruante me grafite,
ashtu si është sot pa Kosovën,
e jo Shqipërinë e tërë etnike.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË JEHONA GASHI Empty Re: POETJA JONË JEHONA GASHI

Mon 21 Jan 2013 - 16:23
NË MUZEUN ARKEOLOGJIK


Në muze ruhet koha,
e vlerave të vërteta arkeologjike,
një skelet i lashtë ilir,
që vjen nga koha antike.

Tutje skeletit njerëzor,
një statujë neoliti buzëqesh,
një çupë e skuqur në fytyrë,
një fustan përpiqej t’i veshë.

Në dhoma të tjera muzeore,
që kishim më shumë ndriçim,
muzeu po ruante me xhelozi,
një parmendë të gjyshit tim.

Tutje në fund të korridorit,
Kali i Trojës pa hante kokrrat e tagjisë,
trokëllinte pa luajtur nga vendi,
me hingëllima thërriste kohën e tradhtisë.

Të gjitha reliktet e tjera rrinin radhë-radhë,
ashtu si kanë ardhur nga historia,
më dukej se shpata e Gjergjit më pyeste:
on Shqipëria.

Por merakun tim askush nuk e dinte,
që më zinte nga një ide,
edhe këto vargje të mia,
të vareshin diku në atë muze.

shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË JEHONA GASHI Empty Re: POETJA JONË JEHONA GASHI

Mon 21 Jan 2013 - 16:26
TAKIM ME POETIN TIM


Gushti kishte filluar,
gjethet binin pa pushim,
pa pritur, pa kujtuar,
takova poetin tim.

Çudi, thashë me vete,
pse nuk njiheshim kurrë,
sigurisht pse isha e vogël,
e ai ishte bërë burrë.

Gjethet që binin,
nuk bënin përshtypje fare,
as moshat, gjithashtu,
por vetëm lidhjet familjare.

Edhe një fakt tjetër ishte,
që të dyve na bënte indiferentë,
unë jetoja në Evropë,
ai në një tjetër kontinent.

Mbesë e dajë ishte lidhja,
që shkonte thellë ne histori,
nga na vjen gjeni,
për të shkruar poezi.

Shikonte veçmas një gjethe,
që binte me përtesë,
më dukej që daja,
atë po e quante mbesë.

Një herë shikonte gjethin,
mua me sy më shponte,
dukej se nga unë,
diçka po kërkonte.

Dëgjo, tha më në fund,
mbesa ime, ti vetë,
me librin e parë,
dua ta festojmë ditëlindjen e 14-të.

Mblidhi në një tufë,
ato poezi që ke në fletore,
dhe me libra të tjerë,
shëno vetëm fitore!


shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

POETJA JONË JEHONA GASHI Empty Re: POETJA JONË JEHONA GASHI

Mon 21 Jan 2013 - 16:56
KALI I GJERGJ KASTRIOTIT


Ky kali im i Gjergjit,
s’ është ai kali i tradhtisë,
vjen me trok në këto vargje,
shtigjeve të historisë.

Medet seç nuk bëhet rehat,
do kroje, fusha më shumë,
i jap të hajë rima,
ngopet ujë në lumë.

Kthehet me shpejtësi,
me këmbë i bie dheut,
obobo, zemra,
nuk pranon titullin e beut.

Tha në Prishtinë,
në Shkup e në Tiranë,
më bëj gati shpinën,
Gjergji po ma kërkon.

Shporru, i tha turkut,
je si ishe i zi,
historinë e bëra unë,
ti ke vendin në Azi.

Nuk i lëmë në shkolla,
as fe, as shami,
shqipja këndon këngën:
“Kjo tokë nuk është Turqi”.

Vrapoi e la prapa një fishkëllimë,
si veriu kur fryn erë,
shkundi kreshtë e sokëlliu,
të mos hynte në mermer.


Sponsored content

POETJA JONË JEHONA GASHI Empty Re: POETJA JONË JEHONA GASHI

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi