Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Rruga e Kombit, pa pagesë edhe këtë pranverë Empty Rruga e Kombit, pa pagesë edhe këtë pranverë

Mon 7 Jan 2013 - 13:15
Share on facebook
Share on twitter
Share on email
Share on print
More Sharing Services
0




Rruga e Kombit, pa pagesë edhe këtë pranverë Largea_autostrada1357555482Autostrada
Milot-Kukës-Morinë do të jetë pa pagesë edhe këtë pranverë, pavarësisht
paralajmërimeve të mediave në Shqipëri për dhënin me koncesion të
autostradës në janar të 2013-s, të cilat u referohen pohimeve të
zv.ministrit të Transporteve, Ernest Noka. “Kemi dy koncesione të
parashikuara në sistemin e rrjetit rrugor: njëra është për ndërtimin e
autostradës Fushë-Krujë - Rrogozhinë. Nga Qeveria është aprovuar bonusi
për kompaninë kroate që ka bërë propozimin. Ne po hartojmë dhe
plotësojmë dokumentet e tenderit. Brenda janarit shpresojmë të shpallim
tenderin për këtë aks të rëndësishëm. Koncesioni i dytë, që e kemi
shpallur dhe është në përfundim e sipër, është për mirëmbajtjen dhe
operimin e rrugës Milot-Rrëshen-Kalimash-Morinë, si dhe për problemet e
erozionit dhe peizazhimit të të gjithë rrugës. Problematikat që kanë
dalë gjatë gjithë këtyre viteve janë vlerësuar me 12 milionë euro, por
janë futur të gjitha në këtë projekt, i cili është asistuar edhe nga
IFC-ja. Nga janari e në vazhdim mendojmë të lidhim kontratën me
kompaninë fituese që do të marrë me koncesion autostradën
Milot-Kukës-Morinë, e cila do të ketë disa detyrime, jo vetëm për të
vjelë të ardhura nga taksa, por edhe realizimin e investimeve të
nevojshme, të cilat në vlerë shkojnë diku te 80-100 milionë euro”, u
shpreh në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Ernest
Noka,zv.ministër i Transporteve në Qeverinë shqiptare. (kd)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi