Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Aksion i madh policor në Haraçinë dhe Hasanbeg, dhjetra të arrestuar Empty Aksion i madh policor në Haraçinë dhe Hasanbeg, dhjetra të arrestuar

Tue 8 Jan 2013 - 14:38
Aksion i madh policor në Haraçinë dhe Hasanbeg, dhjetra të arrestuar Spec_989347534










Aksion i madh i policisë zhvillohet në fshatin Haraçinë dhe lagjen Hasanbegut të Shkupit.

Sipas informatave të para bëhet fjalë për aksion i cili për qëllim ka
ndërprerjen e një vije internacionale të trafikut me drogë, disa
persona figurojnë si të arrestuar në aksionin policorë.

Sipas zëdhënësit të MPB-së Ivo Kotevski, deri tani janë arrestuar 10
persona, dhe se aksioni në fjalë do të vazhdon gjatë gjithë ditës edhe
atë nëpër të gjitha qytetet e Maqedonisë.

-Është e konfirmuar, domethënë bëhet fjalë për vazhdimin e aksionit
që e zhvillojmë në bashkëpunim me policinë austriake kundër shkatërrimin
e kanaleve të trafikimit të mjeteve narkotike (heroinë), konkretisht në
lidhje me Mafian e Frankfurtit dhe personat e involvuar në mafian. Deri
tash janë arrestuar 10 persona, mirëpo ky aksion vazhdon edhe më tej në
të gjitha qytetet e Maqedonisë, ku nesër do të dalim me kumtesë të
veçantë për këtë aksion, deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Sipas informatave të deritanishme bëhet fjalë për arrestime të cilat
bëhen në sinkronizim së bashku me vendet tjera ku gjithashtu po
arrestohen bashkëpunuesit e tyre.

Më shumë informata nga MPB-ja paralajmërohen në pres konferencën në
të cilën do të marë pjes edhe ministri për financa Zoran
Stavreski./Shqipmedia
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi