Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Keqtrajtohet në burgun Italian, shqiptari fiton 100 mijë euro nga gjykata e Strasburgut Empty Keqtrajtohet në burgun Italian, shqiptari fiton 100 mijë euro nga gjykata e Strasburgut

Thu 10 Jan 2013 - 12:41
Keqtrajtohet në burgun Italian, shqiptari fiton 100 mijë euro nga gjykata e Strasburgut QeliaNjë 33 vjeçar shiptar, i dënuar në shtetin Italian, i është drejtuar gjykatës së Strasburgut për trajtimin çnjerëzor dhe degradues të burgut “Busto Arsizio” në Piacenza, ku dhe po vuan dënimin.

Afrim Sela së bashku me gjashtë bashkëvuajtësve të tij që ishin izoluar në këtë burg kanë marrë mbrojtjen nga gjykata europiane. Strasburgu ka shpallur se shteti Italian ka shkelur të drejtat e garantuara nga neni 3 i Konventës, të cilën shtetet palë janë të detyruara ta zbatojnë. Gjithashtu gjykata kishte vlerësuar si trajtim çnjerëzor e degradues, faktin se në një qeli me sipërfaqe 9 m2 qëndronin në mënyrë të përhershme 3 persona, çka është e ndaluar, pasi kubatura është e pamjaftueshme.

Në këto kushte çnjerëzore, gjykata europiane për të drejtat e njeriut vendosi të shpërblejë me nga 100 mijë euro secilin prej të dënuarve që kishin përballuar trajtimet skandaloze. Nga ana tjetër shteti Italian duhet të zbatojë vendimin brenda tre muajve, pasi rrezikon një ndërshkim nga drejtësia europiane./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi