- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Vëllai i zhdukur në det, i jep fund jetës 22-vjeçarja
Thu 10 Jan 2013 - 21:51
Nuk e përballonte dot dhimbjen e zhdukjes së të vëllait në tragjedinë e 9 janarit, i jep fund jetës në ditën që përkon me 9-vjetorin e humbjes së tij. Lena Grishaj, 22 vjeçe, u vetëhelmua me fostoksinë në banesën e saj në fshatin Torovicë të Lezhës. Homazhet në përkujtim të 28 viktimave që u mbytën me gomone në afërsi të Karaburunit, rit i përvitshëm që kryhet nga familjarët e tyre, dje u kthyen në mort. Askush nuk kreu homazhe as në Shkodër dhe as në Lezhë, por u nisën drejt fshatit Torovicë për t’i dhënë lamtumirën e fundit vajzës, vetëflijimi i të cilës kishte lidhje pikërisht me këtë tragjedi.
Familja e saj ishte shpërngulur nga Malësia e Madhe në Torovicë, pas tragjedisë së ndodhur në afërsi të Karaburunit më 9 janar 2004. Djali më i madh i shtëpisë, Gjin Grishaj, 19 vjeç dhe e fejuara e tij Ermira Grishaj, 16 vjeçe, u mbytën në det, ndërsa trupat e tyre nuk u gjetën kurrë. Tragjedia familjare, e cila vinte vetëm rreth një vit pasi humbjes së nënës, shkaktoi traumë psikologjike te të gjithë fëmijët, veçanërisht tek Lena, e cila asokohe ishte 13 vjeçe. Por nuk do të përfundonte këtu. Rreth 1 vit e gjysmë më parë, një tjetër vëlla i saj, Françesku, 18 vjeç, humbi jetën. Ai u mbyt aksidentalisht në një kanal të Torovicës teksa lahej me disa bashkëfshatarë të tij, duke e rënduar gjendjen psikologjike të së motrës.
Siç mësohet, viktima e djeshme ishte fejuar rreth një vit më parë me një djalë po nga Torovica. Të afërm të saj pohojnë se Lena ishte njohur vetë me të fejuarin dhe se marrëdhënia e tyre kishte qenë mjaft e mirë. Por ndonëse kishte gjetur një njeri ku të mund të mbështetej dhe të gjente disi qetësinë shpirtërore, humbja e të vëllait mbetej sërish një nga brengat më të mëdha të jetës së saj. Madje së fundmi ajo e kishte paralajmëruar vetëflijimin, teksa ishte shprehur se do të donte të vdiste në të njëjtën ditë që kishte humbur jetën i vëllai.
Dje, rreth orës 07:00, është gjetur në gjendje të rëndë, pasi kishte gëlltitur më parë fostoksinë, të cilën familja e përdorte për prodhimet bujqësore, kryesisht për misrin. Babai i saj, Mark Grishaj, e ka gjetur në dhomën e saj thuajse pa ndjenja teksa nxirrte shkumë nga goja. Bashkë me djalin e madh, ai e ka nisur menjëherë drejt spitalit, duke dhënë edhe alarmin se ajo kishte pirë helm. “E kishte thënë se do e kryente një gjë të tillë, pasi ajo vazhdimisht fliste për djalin që kishte vdekur në tragjedinë e 9 janarit. Ishte shprehur se donte të vdiste në një ditë me të. Nuk e dua më jetën thoshte, pasi Gjini ka qenë fëmija më i mirë i familjes, por nuk na e merrte mendja se do e realizonte. Rreth orës 07:00, pasi i thirra disa herë dhe nuk u përgjigj, djali im Marashi hapi derën e dhomës së gjumit. Ajo ishte në krevat dhe nxirrte shkumë nga goja. Lena kishte një vit që ishte fejuar me dëshirën e saj. Në verë prisnim t’i bënim dasmën, por ja që nuk qe e thënë. Ajo vazhdimisht fliste për të vëllain, ndonëse kur ndodhi tragjedia ka qenë e mitur”, u shpreh dje babai i saj, Mark Grishaj. Ai e mohoi mundësinë e ndonjë konflikti brenda familjes dhe apo ndonjë problemi të së bijës me të fejuarin. “Humbja e djalit më 9 janar është shkaku i vetëm i vetëflijimit të Lenës”, u shpreh më tej babai i 22-vjeçares.
“Vetëflijimi na vrau për herë të dytë”
Ndonëse kanë kaluar 9 vjet nga tragjedia, familjarët e viktimave, të cilët kanë ngritur dhe shoqatën “9 Janari”, nisur edhe nga ngjarja e fundit në familjen Grishaj, shprehen të indinjuar pasi sipas tyre përgjegjësit kryesorë të kësaj tragjedie vazhdojnë të jenë të lirë dhe madje edhe pjesë e strukturave të shtetit. Nikollë Mhillaj, kreu i kësaj shoqate, u shpreh se “me atë çfarë i ndodhi Lena Grishajt, e cila u vetëflijua, mund të themi se ne jemi vrarë për herë të dytë. Ndodhemi para fakteve të tilla, ku secila prej familjeve që ka përjetuar këtë tragjedi po përballet me fatkeqësi nga më të ndryshmet. I bëjmë thirrje kryeprokurorit Llalla që ta trajtojë me seriozitet këtë ngjarje”.
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Vëllai i zhdukur në det, i jep fund jetës 22-vjeçarja
Thu 10 Jan 2013 - 21:55
u shtua dhe nje viktime me shume nga qeveria e sali berishes
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Vëllai i zhdukur në det, i jep fund jetës 22-vjeçarja
Sat 19 Jan 2013 - 14:59
Tmerr!!!
- Teuta Hoxha: “E vërteta për 130 ditarët e zhdukur të Enverit dhe filmimet e jetës private të tij”
- 15-vjeçarja e zhdukur, punonte si prostitutë
- Si të mbetemi të dashuruar deri në fund të jetës?
- 68 vjeçari i jep fund jetës në Korçë, hidhet nga ballkoni
- Tiranë, gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi