Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

KMDL UÇK: Do t’i rrënojmë lapidarët e kriminelëve serbë në Kosovë Empty KMDL UÇK: Do t’i rrënojmë lapidarët e kriminelëve serbë në Kosovë

Sun 20 Jan 2013 - 17:49


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, dënon ashpër Heqjen e Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-së, nga ana e policisë dhe xhandarmërisë serbe.

“Ky veprim i Beogradit e tregon qartë se politika atje nuk ka ndryshuar, vazhdon të punoj me politiken gjenocidiale të kryekriminelit Millosheviq. Këtë e vërteton se sot në pushtet është zëdhënësi i tij Daçiq. Me politikën e vazhdueshme antishqiptare dhe me aktin e sotëm Serbia me çdo kusht po mundohet të bëjë spastrimin e trojeve Shqiptare në Preshevë Medvegjë dhe Bujanovc”, thuhet në një kumtesë të Këshillit.

Kumtesa e nënshkruar nga Xhevdet Qeriqi, tutje thotë se “Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, kërkon nga Institucionet e Republikës së Kosovës që këtij akti t’i kundërpërgjigjen me largimin e lapidareve të kriminelëve serbë të cilët janë të vendosura në territorin e Republikës së Kosovës. Nëse Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk veprojnë në këtë drejtim, ne si Këshill do të reagojmë së bashku me qytetarët e Republikës së Kosovës për rrënimin e lapidarëve të kriminelëve serbë në Kosovë”.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së kërkon nga Institucionet e Republikës që menjëherë t’i ndërpresin bisedimet me Beogradin, sepse “më nuk ka as një arsye dhe logjikë të bisedohet me ta”.

“Veriu i Mitrovicës është çështje e brendshme e Republikës së Kosovës dhe ky problem duhet ta zgjedh Prishtina vetë. Krejt në fund jemi, në çdo moment dhe në çdo kohë jemi pranë vëllezërve tanë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc dhe jemi të gatshëm në çfarëdo forme t’u përgjigjemi”. (ORAinfo)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi