Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet një liqen i lashtë në Mars! Empty Zbulohet një liqen i lashtë në Mars!

Mon 21 Jan 2013 - 20:35
Zbulohet një liqen i lashtë në Mars! Liqen-300x230Shkencëtarët kanë zbuluar në liqen të lashtë në Mars.

Liqeni është i nëndheshëm dhe ndodhet në kraterin McLaughlin, kështu njoftuan shkencëtarët e NASA-s.

Këto të dhëna rezultuan pas analizimit të fotografive të fundit të ardhura nga Marsi, prej MRO (Mars Reconnaissance Orbiter) që ndodhet në orbitë rreth Marsit.
Krateri McLaughlin ka diametër 91.7 dhe thellësi 2.25 km. Krateri gjendet në nivelin më të ulët të një ultësire prej qindra kilometrash në pjesën perëndimore të zonës Arabia Terra.
Sipas shkencëtarëve, kanale të vogla që fillojnë nga brenda kraterit përfundojnë në një nivel 500 metrash mbi pjesën e poshtme, fakt që dëshmon sipërfaqen e një liqeni.
Gjithashtu, spektrografi ka zbuluar karbonate dhe materiale të thata balte të formuar për shkak të ekzistencës së ujit./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi