Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Fundi i dashurise,shkakton vertet dhimbje Empty Fundi i dashurise,shkakton vertet dhimbje

Mon 21 Jan 2013 - 23:17
Message reputation : 100% (1 vote)
Fundi i dashurisë, shkakton vërtet dhimbje


Fundi i dashurise,shkakton vertet dhimbje Romantic-love-quotes-680x320

Vuajtjet nga humbja e një dashurie shkaktojnë dhimbje. Deri këtu, sidomos për të dashuruarit që e kanë provuar se çdo të thotë që të braktisesh nga partneri ose partnerja, s’ka asgjë të re, por tashmë ky fakt është provuar edhe shkencërisht.

Sipas një studimi të publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, dhimbja e shkaktuar nga braktisja e partnerit, ose partneres, sjell një dhimbje të krahasuar me një traumë apo goditje fizike.

Studiuesit e Universitetit të Michigan-it, kanë zbuluar se kur dikush braktiset nga i dashuri, në trurin e tij aktivizohen të njëjtat zona cerebrale që konsiderohen si zonat e perceptimit të dhimbjes. Aktivizohen në mënyrë të veçantë, zonat që “ndizen” kur digjemi.

Ekipi i studiuesve, i drejtuar nga Ethan Kross, arriti në këtë përfundim pasi analizoi reagimin e 40 personave relacionet e të cilëve qenë ndërprerë pa dashjen e tyre dhe për shkak të braktisjes ndiheshin të hidhëruar.
Këtyre personave ju dha që të plotësonin një pyetësor psikologjik më parë se të futeshin e të analizoheshin nëpërmjet rezonancës magnetike.

Për të studiuar mekanizmin e asaj çka ndodhte në trurin e këtyre personave, studiuesit stimulonin kujtesën, e këtyre personave, duke i paraqitur fotografitë e ish-partnerit. Më pas, në përfundim të testimit, studiuesit ju shkaktonin një dhimbje fizike, nëpërmjet një stimuli termik, të njëjtë me atë që provohet me një filxhan kafeje shumë të nxehtë .

Duke krahasuar rezultatet e arritura, studiuesit kanë arritur në përfundimin që, zonat e trurit, të lidhura me braktisjen nga partneri, janë të njëjta me zonat e lidhura me dhimbjen fizike.

Ky studim, ka konfermuar gjithashtu që, sa më i madh të jetë numri i ditëve të kaluara nga ndarja, aq më i vogël është reagimi i këtyre zonave cerebrale të lidhura dhe me emocionet e ndarjes. Dashuria, pra, mund të shkaktojë vuajtje dhe dhimbje, por për fat dhimbjet e dashurisë nuk janë të përjetshme.
Mile kastrati
Mile kastrati
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 44
<b>Postime</b> Postime : 728
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Drenas
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/01/2013
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fundi i dashurise,shkakton vertet dhimbje Empty Re: Fundi i dashurise,shkakton vertet dhimbje

Mon 21 Jan 2013 - 23:20
Message reputation : 100% (1 vote)
as qe du ta kujtoj se me ban me lot
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Fundi i dashurise,shkakton vertet dhimbje Empty Re: Fundi i dashurise,shkakton vertet dhimbje

Tue 22 Jan 2013 - 12:49
shume nga njerez i prijne ketij fundi,me pas mbetet brenge e tyre tere jeten
Mile kastrati
Mile kastrati
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 44
<b>Postime</b> Postime : 728
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Drenas
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/01/2013
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fundi i dashurise,shkakton vertet dhimbje Empty Re: Fundi i dashurise,shkakton vertet dhimbje

Tue 22 Jan 2013 - 16:35
nuk besoj qe dikush e deshiron ndarjen nga personi i jetes po jeta na sfidon shum
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Fundi i dashurise,shkakton vertet dhimbje Empty Re: Fundi i dashurise,shkakton vertet dhimbje

Tue 22 Jan 2013 - 21:15
nuk dua te mendoj per dhimbjen,po per dashurine qe me pushtoi
Sponsored content

Fundi i dashurise,shkakton vertet dhimbje Empty Re: Fundi i dashurise,shkakton vertet dhimbje

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi