Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

17 piramida te humbura jane zbuluar ne Egjipt nga shkencetaret e hapesires Empty 17 piramida te humbura jane zbuluar ne Egjipt nga shkencetaret e hapesires

Wed 23 Jan 2013 - 14:09
17 piramida te humbura jane zbuluar ne Egjipt nga shkencetaret e hapesires Egjipt
“ Indiana Jones eshte nje shkolle e vjeter, tashme jemi zhvendosur nga India… na vjen keq, Harrison Ford”

Shtatembedhjete piramida te humbura besohet te jene zbuluar ne Egjipt nga nje grup arkeologesh nga Alabama.Sarah Parcak dhe skuadra e saj bene kete zbulim te sponsorizuar nga NASA ne laboratoret e saj.

Ata kane perdorur mbikqyrjen satelitore dhe kane gjetur nepermjet teknikave infrared mbi 1,000 varre dhe 3,000 vendbanime ne formen e ndertesave te nendheshme. Nga BBC raportohet se 2 prej ketyre piramidave te supozuara jane konfirmuar si ekzistente qe ne germimet fillestare.

“Ne kemi punuar intensivisht me kete kerkim per me shume se nje vit. E shihja sesi perditesoheshin e shtoheshin te dhenat, por per mua momenti i zbulimit te vertete ishte kur iu ktheva te gjitha materialeve dhe nuk me besohej qe mund te kishim percaktuar kaq shume vendndodhje neper te gjithe Egjiptin.” – tha Parcak. Ajo shtoi se kishte gjasa te gjendeshin edhe me shume ndertesa te vjetra.

“Keto jane thjesht vendndodhje afer siperfaqes. Ka akoma mijera te tjera qe fshihen mbas prurjeve te lumit Nil gjate gjithe ketyre koheve. Ky eshte vetem filimi. Per me teper, kjo tregon se sa lehtesisht i kemi nenvleresuar vendbanimet e se kaluares per nga permasat dhe teknikat e ndertimeve.”- Me pas ajo shtoi se teknikat e perdorura per zbulimin kishin qene po aq te rendesishme per t’u fokusuar lehtesisht ne ate cfare ishte per t’u zbuluar.- “ Ne duhet te mendojme per gjera kaq te medha, dhe per kete na ndihmon teknologjia dhe satelitet”


Hapen varre te reja per vizitoret

Nderkohe, jane hapur per turistet shtate varre, neper te cilet preheshin njerez qe u kishin sherbyer Mbretit Tutankhamen dhe babait te tij, faraonit Akhenaten. Ministri egjiptian i Antikiteteve, Zahi Hawass, tha se dy nga njerezit qe preheshin ne keto piramida te ndertuara per veten e tyre ishin shume te rendesishem gjate periudhes me te trazuar te hitoris se egjiptit. ( Maya- arketari i thesarit te mbretit Tutankhamen, i njohur ndryshe si Mbreti Tut dhe Horemheb, nje general nen Mbretin Tut, qe i zuri vendin mbretit me vone).

Akhenaten, i cili jetoi rreth 3,300 vite me pare, mbylli tempujt ne Luxor ku faleshin egjiptianet dhe u zhvendos ne nje vendbanim ne shkretetire te quajtur Amara.

Pas vdekjes se tij, Mbreti Tut u perpoq te vendoste rregull ne Egjipt duke e kthyer kryeqendren e mbreterimit perseri ne Luxor dhe rikrijoi tempujt e Zotit tradicional, Amun.

Gjate mbreterimit te bretit Tut, Maya (thesar-ruajtesi) ishte pergjegjes per rikthimin e rendit ne Egjipt nderkohe qe kolegu i tij Horemheb rivendosi rendin me marredheniet me vendbanimet e tjera. Se paku keshtu deklarohej ne “ministrine” e antikitetit.

Disa nga keto varre ishin zbuluar ne 1843 nga studiuesi gjerman Richard Lepsius, por nuk ishin eksploruar teresisht deri kur missioni anglo- gjerman filloi punimet ne 1975. Tashme, nje skuader gjermane nga Universiteti Leiden ka filluar germimet per ripercaktimin e varreve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi