Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja galaktikat më të largëta të hapësirës Empty Ja galaktikat më të largëta të hapësirës

Mon 2 Apr 2012 - 3:11
Ja galaktikat më të largëta të hapësirës F1_26galak1332768744Teleskopi “Vista” i Organizatës evropiane për Studimet Astronomike në Gjysmëhemisferën e Jugut ka zbuluar më shumë se 200 mijë galaktika që përmbajnë miliarda yje, transmeton Starti njoftimin.

Galaktikat e zbuluara duke përdorur dritën e kuqe përbëjnë pamjen më të gjerë të hapësirës të përftuar deri tani. Të dhënat e marra janë si një thesar i pazbuluar për të gjithë ato që dëshirojnë të analizojnë hapësirën.

Duke vendosur 55 orë kohën e fotografimit, teleskopi i vendosur në shtëpinë vëzhguese Paranal në Kili, ka vëzhguar vazhdimisht të njëjtën zonë për të mbledhur dritën e zbehtë të ardhur nga galaktikat më të largëta.

Shkencëtarët në këtë organizatë kanë përdorur një metodë skanimi të quajtur ultravista dhe kështu kanë bashkuar 6 mijë foto të ndryshme të fotografuara nga 5 filtra të ndarë.

Me ndihmën e kësaj metode ato arritën të zbulonin kornizën më të thellë të hapësirës në të cilën përfshihen më shumë se 200 mijë galaktika me miliarda yje. Të dhënat e dukura si yje ndriçuese në pamje të parë, në të vërtetë nuk janë yjet e Rrugës së qumështit por galaktikat më të largëta të hapësirës. Pamjet e shumta të marra me ndihmën e skanimit vista do t’i kalohen arkivit shkencor të ESO-s për t’iu servirur më pas shkencëtarëve në Angli dhe Francë. Astronautët do i përdorin këto të dhëna në kuptimin e mënyrës së krijimit të galaktikave dhe përcaktimit të procesit historik të hapësirës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi