Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Komisar Musa Skura shpallet “Dëshmor i Atdheut” Empty Komisar Musa Skura shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Thu 24 Jan 2013 - 10:21
Komisar Musa Skura shpallet “Dëshmor i Atdheut” Musakuraa

Trupi i pajetë i kryekomisarit të Burrelit, Musa Skura, i shpallur “Dëshmor i Atdheut” pritet të mbërrijë në Atdhe. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, arkmorti me trupin e Skurës, do të mbërrijë në Portin e Durrësit rreth orës 09:00 me një traget të linjës Brindisi-Durrës.

Homazhet në nderim të tij, do të zhvillohen në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke filluar nga ora 11:00 deri më 12:30.

“Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit nga ora 12:30 deri më 13:30”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Komisar Musa Skura, humbi jetën si pasojë e plagëve që morri gjatë një operacioni policor për kapjen e një grupi trafikantësh armësh. Ngjarja ndodhi pasditen e datës 13 janar në fshatin Suç të Burrelit. Shefi i Krimeve të Burrelit është qëlluar me dy plumba, të cilët i kanë dëmtuar pjesën më të madhe të organeve jetësore.

Paraditen e 15 janarit ai u transportua me një avion sanitar për në Spitalin e Foxhias të Italisë, i cili njihet si një nga spitalet më të mira për traumat. Por megjithë përpjekjet e bluzave të bardha, 57-vjeçari Skura nuk ka mundur t’ia dal dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës. Komisar Skura, babai i tre fëmijëve, kishte një karrierë të gjatë në strukturat e policisë, në radhët e së cilës ka punuar prej 28 vitesh.

Presidenti Nishani: Krenar për kontributin e tij

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u shprehu ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve të Shefit të Krimeve të Matit, Musa Skura, i cili ra në krye të detyrës.

“Ashtu si të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë që besojnë te shteti dhe te ligji, bashkë me të gjithë shokët, kolegët, miqtë, të afërmit e të ndjerit Musa Skura, Shefit të Krimeve në Rrethin e Matit, që u nda nga jeta në krye të detyrës, i shpreh ngushëllimet e mia bashkëshortes, tre djemve të tij dhe gjithë familjarëve të të ndjerit! Çaste të këtilla janë të rënda, por në këtë ngushëllim të sinqertë unë gjej guximin për të shprehur krenarinë time për punën, aktin dhe mënyrën se si jetoi dhe kontribuoi në detyrën e tij, në misionin e tij për të mbrojtur rendin dhe jetën e njerëzve të thjeshtë, komisari Musa Skura. Nuk është hera e parë që forcat e rendit ndeshen me të tilla ngjarje, ku prova për mbrojtjen e rendit ndodh që merr edhe jetën e tyre.

Por është rasti për të theksuar se janë këto forca rendi që meritojnë respektin, vlerësimin dhe mirënjohjen e gjithë shoqërisë, sepse u takon atyre të ndeshen në çdo çast për të mbrojtur dhe siguruar jetën e qytetarëve, u takon atyre të përballen çdo ditë me krimin dhe rrezikun. Rreziku i detyrës së të gjithë efektivave të Policisë së Shtetit është i madh, por vlera e punës dhe misionit të tyre fisnikërohet pasi shpëtojnë jetë, ndalin dhunën, parandalojnë krimin dhe krijojnë besimin se asnjë qytetar nuk është vetëm përballë ligësisë”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Nishani.

Qeveria: 5 milionë lekë ndihmë familjes së Musa Skurës

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar një ndihmë financiare për tu ardhur sadopak në ndihmë familjarëve të Komisar Musa Skurës. Qeveria ka vendosur një fond prej 5 milionë lekësh, për familjen e të ndjerit Musa Skura, ish- punonjës i Policisë së Shtetit, vrarë në krye të detyrës. “Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi”, shkruhet në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Ministri Flamur Noka vizitë ngushëllimi në familjen e Komisar Musa Skurës

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka vizituar familjen e kryepolicit të Burrelit, Musa Skura, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në një spital në Foggia të Italisë. Noka në emër të ministrisë që drejton, por dhe në emër të kryeministrit Berisha u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të kreut të krimeve të Burrelit, i cili ra në krye të detyrës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi