Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Papa Vojtila ka një vajzë?! Mbërrin nga Brazili teza shokuese Empty Papa Vojtila ka një vajzë?! Mbërrin nga Brazili teza shokuese

Thu 24 Jan 2013 - 13:40
Papa Vojtila ka një vajzë?! Mbërrin nga Brazili teza shokuese 417

Papa Vojtila ka një vajzë?! Mbërrin nga Brazili teza shokuese 318

Emanuela Orlandi, supozohet të jetë vajza e Papës. Kështu këmbëngulet në tezën e publikuar së fundmi nga shkrimtari brazilian, Luis Miguel Rocha, në një libër të tij.

I parashikuar për të dalë në shitje gjatë muajit mars, ky libër sipas tij konfirmon sesi vajza që mban këtë emër, na qenka rrëmbyer dhe mbajtur e fshehur, vetëm për shkak se ka qenë e bija e paligjshme e Papa Gjon Palit II.

Fakt, ai e ka pohuar një fakt të tillë, edhe dy vjet më parë, duke shtuar se nëse ajo është rrëmbyer, kjo duhet të jetë një fyerje e rëndë për të gjithë italianët.

“Unë e di se Emanuela Orlandi është gjallë, pasi e kam takuar atë. Kam ndjerë në sytë e saj ankthin që i mbërrinte nga shpirti, se ka jetuar një jetë të tmerrshme. Unë jam i sigurt se çfarë them”, mësohet të jetë shprehur ai.

Në fakt, askush nuk i ka besuar ndonjëherë tezës së tij, madje as Pjetër Orlandi, vëllai i Emanuelës.

Ndërkaq, sipas hipotezës së çuditshme të shkrimtarit brazilian, Papa Vojtila ka patur një vajzë me një grua nga Vatikani, e cila ishte e martuar dhe me fëmijë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi