Brazili në festë, sot dita e dytë e karnavaleve
Tue 21 Feb 2012 - 0:37
Në Rio de Zhaneiro nën tingujt e Sambas filloi karnavali më i famshëm në botë. Atë e hapi shkolla “Renaser de Jakaperagua” që për herë të parë defilon me shkollat më të mira të Sambas në këtë qytet të Brazilit, fal ekzekutimeve më të mira vitin e kaluar. Këtë vit, shkolla vendosi që me paraqitjen e vet ta nderojë skulptorin dhe piktorin brazilian, Romero Brito. Thonë se janë përgatitur me një përkushtim të madh.“Unë shpresoj se grupi ”Renaser” Samba mund të bëjë një paradë shumë më të mirë këtë vit për shkak se jemi përgatitur shumë mirë. Ky është viti i parë që të jemi ndër më të mirët dhe duan që të qëndrojnë këtu”, tha Natalia Nunes, balerinë, pjesëmarrëse në paradë.Më shumë se 80 për qind e njerëzve që marrin pjesë në paradë janë qytetarë të varfër të cilët kostumet i marrin falas. Çdo shkollë e Sambas që merr pjesë në karnaval e ka mbretëreshën e vet e cila i udhëheq, kurse është veshur me veshje të pasur dhe me take të larta. Së dyti shkolla e Sambas që u mbajt në Sambadrom ishte “Portela”.
”Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme, një sensacion i madh. E dua “Portelën” dhe vërtetë është mirë, kur dëgjoni se si qanë, fluturon dhe bënë zhurmë në Sambadrom. Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme”, tha Ana Celia, pjesëmarrëse në paradë.
Këtë vit trembëdhjetë shkolla më të mira të Sambas, për dy net rresht, do të konkurrojë për titullin e “kampionit të karnavalit”. Fituesi do të dihet të mërkurën. Në Sambadrom kishte rreth 78.000 spektatorë. Në publik ishte edhe Xhennifer Lopez. Sambadromi ku mbahet karnavali është ndërtuar para 30 vjet ndërsa kohë më parë u rinovua dhe u zgjerua për 12.500 vende plotësuese.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi