Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Milano-Roma, “kryeqytetet” e klikimeve pornografike Empty Milano-Roma, “kryeqytetet” e klikimeve pornografike

Sat 26 Jan 2013 - 16:40
Milano-Roma, “kryeqytetet” e klikimeve pornografike Italiapornografia2501Milano dhe Roma janë dy qytetet me më shumë klikime në një prej faqeve më të mëdha pornografike në botë, tregoi një përllogaritje e prurjeve të shikimeve e publikuar nga vetë faqja me “pullë të kuqe”.

Me ekonominë italiane, që prej kohësh është në fazë recesioni, vendi mund të “krenohet” të paktën me faktin se kryeson në një renditje botërore, ndërsa kriza dhe stresi i shkaktuar prej saj duket se i ka shtyrë gjithmonë e më shumë italianët që të frekuentojnë këto faqe.

Në këtë renditje, Milano dhe Roma pasohen nga Parisi, Londra, Berlini, Athina, Mynihu, Nju Jorku, Meksiko Siti dhe në fund të dhjetëshes, Viena.

Në shkallë kombëtare, është SHBA ajo që kryeson për klikime në faqen pornografike në fjalë, por Gjermania e paraprin në klikimet bazuar për frymë.

Përsa i përket trafikut total në faqe për vitin 2012, ai ishte prej 4,85 miliardë klikimesh, me një përdorues që sheh mesatarisht 8,3 faqe për vizitë, e cila nga ana e saj zgjat mesatarisht 10 minuta e 22 sekonda.

Sondazhi i publikuar në “Corriere.it”, zbuloi gjithashtu se cilat ishin preferencat, për personazhet publikë që kanë publikuar videot e tyre “hard” ose erotike, me Kim Kardashian që prej disa vitesh kryeson këtë listë, ndjekur nga modelja italiane Sara Tommasi, Paris Hilton, Pamela Anderson, Megan Fox dhe Hulk Hogan.
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Milano-Roma, “kryeqytetet” e klikimeve pornografike Empty Re: Milano-Roma, “kryeqytetet” e klikimeve pornografike

Sat 26 Jan 2013 - 16:58
une mendoj esht roma
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi