Roma e shqetësuar për Shqipërinë
Sat 20 Aug 2011 - 15:27
Zhvillimet në Shqipëri po ndiqen me vëmendje të veçantë edhe nga qeveria italiane.E bën të ditur në një komunikatë Ministria e Punëve të Jashtme në të cilen theksohet se shefi i diplomacisë së Romës, Franco Frattini ka besim se Shqipëria do të vazhdojë ecjen e saj drejt Europës, duke dëshmuar kështu përgjegjësi dhe pjekuri politike.Nga qeveria e Romës mbërrin një urim që organizmat shtetërore të caktuara për mbarëvajtjen korrekte të proçesit zgjedhor, të zhvillojnë detyrën e tyre me efikasitet dhe paanshmëri.Në komunikatë këshillohet që palet politike pjesëmarrese në garën zgjedhore, të kenë një linjë të moderuar në deklarata dhe veprime.Këto ditë edhe mediat italiane kanë ndjekur zhvillimet në Tiranë. Pjesa më e madhe vënë në dukje anulimin e vizitës së Barroso dhe ndezjen e protestave paszgjedhore.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi