Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shqipëria të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë Empty Shqipëria të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë

Sun 27 Jan 2013 - 19:17
Shoqata e serbëve në Shqipëri ka hapur një zyrë të sajën në qytetin e Fierit.

I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri.

Miroljub Zariç, i cili duke folur për Preshevën, ka nënvizuar se i përmbahet deklaratës së bërë nga Ministria e Jashtme serbe.

Në këto deklarata akuzohet Shqipëria se po krijon destabilitet në rajon duke “ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë”, siç e quajnë ata rastin e heqjes së përmendores së UCPMB-së nga Presheva.

Përsa i përket deklaratave të bëra nga Ministria e Jashtme e Serbisë për çështjen e Preshevës, ne iu përmbahemi atyre, pasi ne kërkojmë të kemi marrëdhënie të mira me fqinjët por edhe me Kosovën. Marrëdhëniet e mira me fqinjët janë kushti që Serbia të integrohet në BE.

Zariç ka theksuar më tej se”Serbia është e gatshme për marrëdhënie të mira bilaterale”, raporton BW.

Gjatë hapjes së kësja zyre, ka folur edhe kreu i shoqatës së serbëve në vendin tonë Eqerem Duleviç. Sipas tij, “Janë rreth 2500 anëtarë të komunitetit serb në qarkun e Fierit, pjesa më e madhe në jetojnë në Libofshë dhe në disa zona të tjera”, sic tha Duleviç.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi