Ajo tha: Mjaft!, ai e rrahu dhe më pas e vrau…
Sun 27 Jan 2013 - 23:34
Nuk është shumë e thjeshtë për një grua që të jetoj normalishtë në një vend që quhet Shqipëri.
Femra, kjo qenie që kudo përshkruhet si një kristal që duhet mbajtur me kujses pasi mund të të thyhet, në vendin tonë trajtohet si një “kafshë”.
Është gruaja ajo që duhet të punoj, është po ajo që duhet të kujdeset për fëmijët dhe përsëri është po ajo që duhet të thotë “po i dashur burrë” tërë kohës.
Pse?!
Çfarë është kjo qënie që quhet burrë? Çafrë zotëron kjo qënie që të diskriminoj një qënie tjetër, dhe më pas të bëj mbi të çfarë i do qefi?
Pse?!
Shoqëria shqiptare ka kohë që vuan nga dhuna e vazhdueshme që burrat ushtrojnë ndaj grave dhe madje gjatë 2012-ës shumë gra kanë mbetur viktima nga dhuna e tyre e pa shpirtë.
Thuhet se në Shqipëri ekzistojnë me dhjetra organizata, që mbrojë gratë e dhunuara por në të vërtetë, e vërteta është shumë e hidhur, këto gra janë në mëshirë të fatit.
Ato kërkojnë ndihme dhe më pas askush nuk i ndihmon ato, në rast se denoncojnë burrin pastaj “të gjejnë vend e të futen”.
Anila një mikesha ime dhunohet vazhdimisht nga bashkëshorti i saj, dhe unë në fakt jamë e pafuqishme ta ndihmoj.
I them vazhdimisht që denoncoje dhe lëre por në fakt kur ai ushtron dhunë ndaj saj, unë si gjithë të tjerët hesht.
Ajo më thotë “Ai më gjuan më përplas kokën para djalit, madje ka raste që gjakosem por ai i fsheh gjurmët dhe më thotë ske për të më bërë asnjë gjë kurrë, pasi ti dhe familja jote jeni të pafuqishëm”.
Për sa kohë që shoqëria shqiptare të udhëhiqet nga një shoqëri maskiliste dhe diskriminuese atëhërë ndryshimi shihet i largët./alb-observer.com/
- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: Ajo tha: Mjaft!, ai e rrahu dhe më pas e vrau…
Sun 27 Jan 2013 - 23:44
eh...ka bota plot femra si kto...dhe per kete duhet te ndjehmi me fat,per lirin qe kemi ne...dhe sduhet te lejojm qe te na e cenoj asnjeri...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi