Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Greta Koçi: Njerëz Si Berisha I Vijnë Rrallë Kombit Empty Greta Koçi: Njerëz Si Berisha I Vijnë Rrallë Kombit

Tue 29 Jan 2013 - 18:40
Greta Koçi: Njerëz Si Berisha I Vijnë Rrallë Kombit E6ecd_gretaberisha

Gjithçka ka ndryshuar tashmë në jetën e Greta Koçit, duke filluar nga ritmi i ditës e deri tek rrobat që mban veshur. Shkuam ta takonim në selinë e Partisë Demokratike, ku këngëtarja e dashur ka zhvendosur punën e saj prej disa kohësh. E veshur gjithë shije, me flokët pis të zeza të hedhura mbi supe, Greta na fton gjithë dashamirësi në zyrën e saj. Është gjatë gjithë kohës e zënë me takime. Madje përpara nesh, kishin shkuar për ta intervistuar gazetarët e një mediaje vizive. Telefoni cingëron ‘non stop’ dhe Gretës i duhet të koordinojë punën për zgjedhjet që do të mbahen në FRPD-në e Kukësit, të nesërmen (dje) e asaj dite… Në intervistën që do të pasojë, ylli i skenave shqiptare rrëfen punën e saj si nënkryetare e FRPD-së, marrëdhënien që ka me kryeministrin dhe ambiciet e saj për të ardhmen. Kush do të fitojë mes dy pasioneve të mëdha të Gretës? Kënga apo politika?
Nga intervista jonë e fundit, kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën tuaj, por ka ndryshuar së pari vendi ku i zhvilloni takimet. Nëse para një viti jemi takuar në ambientet e radios suaj, sot takohemi në selinë e Partisë Demokratike…
Është e vërtetë, ka ndryshuar tashmë prej një viti e pesë muajsh, në tërësi gjithë jeta ime, gjithë dita ime. Ka qenë tërësisht ndryshe kur unë mbaja statusin e një artisteje dhe është tërësisht ndryshe sot, falë angazhimit tim në politikë, përkrah Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Po ju tregoj se si ka ndryshuar dita ime që të kuptoni në tërësi se çfarë ndodh. Tani më duhet të fle vetëm katër-pesë orë në ditë, sepse zgjohem shumë herët në mëngjes dhe përgjatë gjithë kohës jam në takime, në kontakt me njerëz në të gjithë Shqipërinë dhe kur ndodhem në Tiranë, çdo pasdite deri në orët e vona të natës qëndroj në zyrë tek Partia Demokratike në takime dhe kontakte të shumta me të rinjtë.
Dikur lëviznit nëpër gjithë Shqipërinë si këngëtare, sot ju duhet të ndërmerrni ture si politikane… Cilat janë dallimet mes këtyre dy statuseve?
Në të dyja rastet, unë e kam marrë atë pjesën e emocionit dhe kënaqësisë. Kam ndjerë një mbështetje të publikut, të masës. Në fakt, për të qenë e sinqertë, në fillim, duke qenë se publiku ishte mësuar me një Gretë artiste, ka qenë pak problem për mua fakti se si do ta asimilonin ata statusin e ri, por që pas takimit të parë, ku pata një përkrahje të jashtëzakonshme, s’e kisha më këtë drojë. Dashuria dhe respekti që ata më kanë dhënë mua si Greta, pjesë e politikës, këtë herë ka qenë shumë e madhe dhe kjo është një kënaqësi dyfish për mua.
Ku konsiston puna juaj Greta? Cila është detyra juaj konkretisht?
Në radhë të parë dëshiroj të them se angazhimi im përkrah Partisë Demokratike ka nisur vite më përpara, pa diskutim si artiste. Kontributi im në fushatat elektorale, në të gjitha qytetet e Shqipërisë ka qenë evident. Bindja ime e djathtë, sepse në radhë të parë duhet ta duash këtë parti, të mbështesësh një program, një kauzë dhe më pas të kontribuosh për të realizuar programin e saj. Më pas angazhimi im ishte konkret; unë kam një post drejtues në forumin rinor, jam zv/kryetare e FRPDSH-së. Më ka pëlqyer gjithmonë të punoj me të rinjtë, ndihem mirë kur jam me ta, sidomos me të rinjtë demokratë (qesh). Kështu që, puna ime është aktivizimi i të rinjve në forumin rinor. FRPD-ja është një strukturë rinore, një organizatë partnere me Partinë Demokratike, pjesa më e rëndësishme e PD-së, sepse të rinjtë janë pjesa më e rëndësishme dhe e ardhmja e vendit. Kështu që, pa diskutim gjithë vëmendja që Partia Demokratike dhe kryeministri Berisha ka, është e fokusuar tek të rinjtë. Sigurisht që edhe Lidhja Demokratike e Gruas merr shumë vëmendje, por të rinjtë janë të rinj dhe kanë forcë më të madhe. Ndaj për mua është privilegj i madh të jem një nga drejtueset e këtij forumi.
Siç e ceka më lart, pas marrjes së detyrës si nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ju nisët vjet një tur nëpër të gjithë vendin… Kjo, për të prezantuar veten si nënkryetare apo për të përgatitur terrenin përpara zgjedhjeve, sepse mesa di turi po vazhdon ende…
Turi i parë i takimeve, është ndërmarrë për t’u njohur me strukturat drejtuese dhe të rinjtë nëpër të gjithë Shqipërinë. Përpos kësaj, lëvizja ime e dytë ka qenë për të takuar të rinj për anëtarësime të reja. Procesi i anëtarësimeve në FRPD është i vazhdueshëm dhe ajo çka neve na bën të ndryshëm nga forumet e tjera, është se Partia Demokratike në tërësi përqendrohet tek të rinjtë dhe i mbështet ata, jo vetëm në prag fushatash. Ne kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi qindra-mijëra të rinj që janë bërë pjesë e kësaj strukture, përgjatë gjithë kësaj periudhe… Të rinjtë i shtohen FRPD-së çdo ditë sepse tek ne ata gjejnë vetveten. Ata janë forca më e madhe, që besoj se do të vulosin fitoren e PD-së në zgjedhjen e 23 qershorit.
Dimë që kryeministri Berisha është një nga mbështetësit tuaj më të flaktë… Ç’marrëdhënie keni me të? Sa shpesh komunikoni? A është ai një këshilltar për ju në rrugën e politikës?
Marrëdhëniet e mia me kryeministrin janë marrëdhënie njerëzore së pari, marrëdhënie pune, shumë korrekte. Më duhet që për shkak të angazhimit dhe situatave të kontaktoj me të vazhdimisht, pasi më nevojitet pa diskutim edhe këshilla e tij. Natyrisht që nxitja dhe vendosmëria ime për të qenë pjesë e forumit rinor, për të marrë këtë pozicion që kam sot, ka qenë për shkak të konsideratës, të të pasurit idhull liderin më të madh politik që ka Shqipëria dhe vlerësimi im për kryeministrin. Të them të drejtën, unë e dua shumë dhe e çmoj shumë për karakterin, për familjen e shëndoshë dhe për vlerat e tij si njeri, pasi përpara se të jemi gjithçka në këtë jetë duhet të jemi njerëz… Së dyti, e vlerësoj shumë për punën e palodhur që bën, për mbështetjen që u ka dhënë të rinjve. Unë shoh që ai si kryeministri i vendit, mes qindra punëve, ngarkesës së madhe, jep shenjë që ka një përqendrim dhe vlerësim të veçantë tek Forumi Rinor, tek të rinjtë, tek problemet e tyre. Duke parë këtë vëmendje të kryeministrit, puna ime dhe e neve të gjithëve në Forum vlerësohet.
Thatë që të rinjtë janë e ardhmja e vendit. A nuk mendoni se ka ardhur momenti që edhe në qeverisje të vijë një frymë e re?
Duke qenë se pyetja pason përgjigjen time për kryeministrin, është e pamundur që unë të mendoj se duhet të ketë një ndryshim. Jo vetëm për faktin se jam brenda PD-së, në zemër të kësaj partie, as sepse e ndjej dhe e dua këtë parti njësoj si njeriun që e drejton, por e them këtë sepse mendoj që z.Berisha është një njeri që i ka sjellë realisht ndryshime vendit. Është një njeri i palodhur dhe mosha nuk ndikon fare në energjinë e tij. Unë habitem shumë kur e shoh kryeministrin gjatë gjithë kohës, sa këtu atje, pas 20 minutash në një vend tjetër, pas 10 të tjerave diku tjetër, gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe jo vetëm unë, por i gjithë publiku çuditet me energjinë e tij dhe forcën që ka… Është i jashtëzakonshëm, njerëz si ai i vijnë rrallë kombit. Ky është një argument i fortë mendoj, për sa kohë ka këtë forcë, këtë energji për të punuar, kur i ka sjellë gjithë këto të mira vendit, nuk ka pse ndryshon.
Ç’marrëdhënie ka Greta Koçi me politikanët?
Tashmë marrëdhëniet tona, përveçse në lidhje me punën janë edhe miqësore. Unë gëzoj një respekt të veçantë për të gjitha strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, sepse kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin që të takohem, jo vetëm me drejtuesit e Forumit Rinor në rrethe, por edhe me drejtues të PD-së. Siç thashë, Forumi Rinor është organizatë partnere me PD-në, është në shërbim të kësaj partie, ndaj ndihem e lumtur që puna ime lidhet me këta njerëz të respektuar, për të cilët kam konsideratën më të madhe.
Greta, përfundimisht do t’ju shohim në politikë, në këngë, si biznesmene? Ku?
Për politikën të jeni të sigurtë. Derisa i kam hyrë, angazhimi im do të jetë shumë serioz në politikë dhe për këtë s’duhet të keni dyshime, por unë po mundohem jashtë mase që të mbaj edhe një ekuilibër mes muzikës. Është shumë e vështirë për mua, madje në këtë moment kam ndërprerë absolutisht të gjitha aktivitetet kulturore, artistike, koncertet, gjithçka, për t’u fokusuar tërësisht në punën time të përditshme.
A ju mungon muzika?
Më mungon ndonjëherë. E ndjej boshllëkun, megjithëse duartrokitjet e publikut, të sallës, unë i marr edhe në takimet politike kudo që shkoj. I marr, sepse njerëzit kanë edhe afeksionin e artistes tek Greta. Më ka munguar pak skena muzikore, por pjesëmarrja ime në “Kënga Magjike” ka qenë pikërisht për këtë arsye.
Do të vazhdoni të merrni pjesë në kompeticionet muzikore?
Patjetër që po. Nuk e di për “Top Fest”-in, sepse jemi prag zgjedhjeve, por nuk do të mungoj në festivalet muzikore.
Thamë që e ardhmja do t’i takojë politikës, çka nënkupton që ju e mendoni veten tuaj deputete, apo jo? Cili është ai projekti që ju keni ndërtuar në mendjen tuaj për veten?
Projekti im është që të angazhohem seriozisht në politikë dhe këtë po bëj. Rruga e karrierës në politikë është e qartë. Sigurisht që mendoj të jem në Parlament, por kjo varet nga puna ime, kontributet dhe rëndësinë që zë figura ime në opinionin publik dhe në partinë ku unë bëj pjesë.
Si përfundim, ju kandidoni që në këtë mandat për deputete?
Këtë nuk mund ta them unë.

Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Greta Koçi: Njerëz Si Berisha I Vijnë Rrallë Kombit Empty Re: Greta Koçi: Njerëz Si Berisha I Vijnë Rrallë Kombit

Tue 29 Jan 2013 - 18:59
je ske faj tradhetare si sali berisha rralle i vijne SHiperise
afro afro afro


Edituar për herë të fundit nga Tironci në Tue 29 Jan 2013 - 19:02, edituar 1 herë gjithsej
Rrukie
Rrukie
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 2087
<b>Hobi</b> Hobi : me gjet gjinin e dhelpres hahahah
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kudo
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/05/2012

Greta Koçi: Njerëz Si Berisha I Vijnë Rrallë Kombit Empty Re: Greta Koçi: Njerëz Si Berisha I Vijnë Rrallë Kombit

Tue 29 Jan 2013 - 19:00
kurr me do thoshte ajo hahahahah
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Greta Koçi: Njerëz Si Berisha I Vijnë Rrallë Kombit Empty Re: Greta Koçi: Njerëz Si Berisha I Vijnë Rrallë Kombit

Tue 29 Jan 2013 - 20:06
po kur u rrit kjo se kjo ishte e vogel 15 vjec ka 20 vjet qe thote jam 15 vjec
Sponsored content

Greta Koçi: Njerëz Si Berisha I Vijnë Rrallë Kombit Empty Re: Greta Koçi: Njerëz Si Berisha I Vijnë Rrallë Kombit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi