Transplanti i rrallë, ushtarit të gjymtuar i vendosin krahët
Thu 31 Jan 2013 - 11:36
Një operacion i rrallë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një ushtar që kishte humbur të katër gjymtyrët në Irak, fal mjekëve iu transplantuan dy krahët. Operacioni është kryer në një nga spitalet e Uashingtonit dhe ka zgjatur më shumë se 13 orë. Mësohet se në këtë ndërhyrje morën pjesë 15 mjekë, te cilët ishin më të specializuar në këtë shtet. Ushtari i quajtur Brendan Marrocco është shprehur për gazetarët se ishte mrekulluar kur kishte parë sërish krahët: “Isha shumë i mërzitur që nuk kisha krahë. Që nuk kisha këmbë, këtë edhe e pranoja, por kur nuk ke krahë, kjo të merr shumë nga jeta, madje të ndryshon personalitetin. Sepse njeriu flet me duar, bën çdo gjë me duar, përndryshe ndihesh i humbur”. Mjekët kanë treguar se Brendan Marrocco do të duhen disa vjet para se ai ta marrë veten nga operacioni.
26 vjeçari ishte i vetmi ushtar nga luftërat në Irak që mbeti gjallë gjatë shpërthimit të një bombe në Irak në vitin 2009./alb-observer.com/
26 vjeçari ishte i vetmi ushtar nga luftërat në Irak që mbeti gjallë gjatë shpërthimit të një bombe në Irak në vitin 2009./alb-observer.com/
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Transplanti i rrallë, ushtarit të gjymtuar i vendosin krahët
Sat 2 Feb 2013 - 10:59
gja shum e rralle dhe humanitare .....kjo do thot mjekesi
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi