Historia e vërtetë e "ushtarit Rajan"
Sun 23 Feb 2014 - 0:59
Gjatë Luftës së Parë Botërore, një ushtar britanik humbi 5 vëllezërit e tij në luftë. Me urdhër të Mbretëreshës Mari, u krye misioni i posaçëm për kthimin e tij në shtëpi
Në qendër të filmit hollivudian, “Shpëtoni ushtarin Rajan”, qëndron historia e ushtarit, i cili u kthye në shtëpi gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi tre vëllezërit e tij u vranë në zbarkimin amerikan në Normandi.
Mirëpo, kjo histori e trishto ka ndodhur në të vërtet për një ushtar britanik, i cili u largua nga fronti i Luftës së Parë Botërore me urdhër të Mbretëreshës, pasi 5 të afërmit e tij u vranë në luftë.
Ai ishte Uilfred Smith, 20 vjeç kur u kthye në shtëpi nga fronti i luftës në vitin 1918, pasi e ëma e tij kishte marrë 5 telegrame ngushëllimi për vdekjen e fëmijëve të saj në luftë. Zonja Smith humbi pesë djemtë e saj në frontin e luftës, Robertin 22 vjeç, Xhorxhin, 26 vjeç, Xhonin 37 vjeç, Frederikun 21 vjeç dhe Alfredin 30 vjeç.
E mbetur e vetme në shtëpi dhe vetëm me një djalë, i cili gjendej gjithashtu në luftë, ajo i kërkoi Mbretëreshës që t’ia kthente Ulfredin në shtëpi. Ajo i shkroi një letër Mbretëreshës Mari, ku i lutej që t’i jepte fund shërbimit ushtarak të djalit të saj të vetëm të mbetur gjallë.
Mbretëresha e lexoi vetë letrën dhe u kujdes që djali i zonjës SMith të kthehej në shtëpi shëndoshë. Ashtu sikurse në filmin “Shpëtoni ushtarin Rajan”, u krijua një grup ushtares që ndërmorën misionin për kthimin në shtëpi të Uilfred Smith.
Stërmbesa e Uilfred Smith, Amanda Nelson tregon historinë e stërgjyshit të saj. “Është një histori mjaft e ngjashme me filmin, vetëm se në film bëhet fjalë për një ushtar amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ajo për “Daily Mail”.
Megjithatë, ajo shton se ngjashmëria e historive është thjesht një rastësi, duke përjashtuar çdo mundësi që Steven Spilberg ta ketë bazuar filmin në historinë e Uilfred Smithit.
/Shekulli Online/E.D./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi