Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

A ka nje lidhje ndermjet vetetimave dhe dhimbjes se kokes? Empty A ka nje lidhje ndermjet vetetimave dhe dhimbjes se kokes?

Fri 1 Feb 2013 - 13:01
A ka nje lidhje ndermjet vetetimave dhe dhimbjes se kokes? LightningE keni menduar ndonjehere qe mund te kishte nje lidhje direkte ndemrjet vetetimave dhe dhimbjes se kokes?
sipas nje studimi te fundit, eshte zbuluar qe ne ditet kur ka patur shfaqje te vetetmave, rastet e dhimbjes se kokes dhe migrenes jane shtuar me 24% dhe 23% respektivisht. Dhe ky rezultat eshte arritur nder njerezit e shendetshem te cilet jetonin ne nje rreze 25 milje (40 km).
Ndersa statistikat ne lidhje me ata qe vuanin ne menyre kronike nga dhimbja e kokes ose migrena jane edhe me alarmante. Ne to perqindja e rritjes ne kohe me vetetima eshte 31% dhe 28% respektivisht.

Pergjigjese per shtimin apo shkaktimin e dhimbjeve te kokes, sipas kerkuesve, mund te jene valet elektromagnetike, nderkohe qe vetetimat shkaktojne edhe shtimin e ndotjes se ajrit dhe mund te shkaktojne edhe leshimin e sporave kerpudhore qe mund te rezultojne ne shkaktim te migrenes. KJo eshte logjika qe kane ndjekur kerkuesit.
Profesor Vincent martin, i Unoiversitetit te Cincinnati dhe djali i tij Geoffrey, nje student i mjekesise, i kane kerkuar vullnetareve te mbajne nje ditar te perditshem te dhimbjeve te kokes dhe te migrenes se tyre per tre deri ne gjashte muaj, dhe me pas ata krahasuan ndryshimet e tyre me ndryshimet e motit per cdo dite.

Edhe kushte te tjera meteoroligjike, duke perfshire edhe motin e stuhishem, presionin barometrik, dhe lageshtiren, eshte treguar qe influencojne ne dhimbjet e kokes.

Por ede duke marre te gjitha keto ne konsiderate, studimi zbuloi qe vete vetetimat kishin nje efekt te rendesishem.
Profesor Martin shpjegoi: "Ne perdorem metoda matematike per te percaktuar nese vete vetetima ishte shkaku i rritjes se shpeshtesise se dhimbjeve te kokes apo nese ajo mund tu atribuohej faktoreve te tjere meteorologjike."
"Kerkimet tona treguan qe kishte nje rritje me 19% te riskut per shtim te dhimbjeve te kokes gjate diteve me vetetima, edhe pasi ishin marre parasysh me vete faktor te tjere. Kjo tregon qe vete vetetimat kane nje efekt te vetin unik ne shkaktimin e dhimbjes se kokes."
Rezultatet e kerkimit, te publikuara tek gazeta Cephalalgia, treguan qe vecanerisht rrymat e vetetimave te ngarkuara negativisht, ishin te lidhura me nje numer me te madh te dhimbjeve te kokes.
Profesor Martin tha: "Meganizmat ekzakt me ane te se cilit mund te kuptohet se si vetetimat dhe/apo faktoret meteorologjik te tyre shkaktojne dhimbje koke, jane ende te panjohur, megjithese ne kemi disa spekulime."
"Ne fakt, efekti i motit ne dhimbjet e kokes eshte shume kompleks, dhe do te nevojiten studime te tjera per te percaktuar ne menyre me te qarte rolin qe kane vetetimat dhe bubullimat ne dhimbjen e kokes."info
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi