Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha: Jo albanofobisë, nuk mund të klonohen 5 kombe shqiptare! Empty Berisha: Jo albanofobisë, nuk mund të klonohen 5 kombe shqiptare!

Mon 4 Feb 2013 - 15:17
Message reputation : 100% (1 vote)
Berisha: Jo albanofobisë, nuk mund të klonohen 5 kombe shqiptare! Berisha55-300x202Kryeministri Berisha në ditën e dytë të punimeve të Konferencës së 49 të Sigurisë në Mynih, mbajti një fjalë në sesionin me temë “Siguria dhe Stabiliteti në Evropën Jug – Lindore dhe Kaukaz”.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha tha se Ballkani është një prej rajoneve që ka ndryshuar më shumë dhe, në të njëjtën kohë është një nga investimet më frytdhënëse të bëra nga vendet perëndimore për paqen dhe demokracinë.

“Në asnjë rajon tjetër që përjetoi konflikte nuk ka patur zhvillime kaq pozitive sa në rajonin tonë gjatë këtyre viteve.
Unë jam shumë dakord me presidentin Josipovic, vazhdoi më tej Berisha, se rajoni ka nevojë për pajtim. Çfarë na mëson modeli europian; ai na fton të punojmë të ecim drejt pajtimit. Mendoj se kjo është vendimtare për ta parë njëri – tjetrin si kombe dhe vende që ndajnë një të ardhme dhe vullnetin për të ndarë të ardhmen. Jam dakord se integrimi është vendimtar, sepse në këtë proces, në një farë mënyre, idealet kombëtare duhet të shkojnë, të vishen me interesat e integrimit europian.
Por, ajo që unë konsideroj vendimtare për Rajonin është respektimi i plotë dhe implementimi i marrëveshjeve. Këto marrëveshje, në një farë mënyre më së shumti ishin marrëveshje të imponuara, por shumë të rëndësishme dhe përcaktuese. A janë implementuar të gjitha këto marrëveshje? Ende jo. Duhet të jemi të sinqertë, ende jo. Ato madje kërcënohen për t’u harruar. Mirëpo kjo nuk ndihmon. Në fund të ditës më e rëndësishme se çdo gjë tjetër është, që qytetarët e këtij rajoni kudo që jetojnë të ndihen si qytetarë të barabartë përpara ligjit”.
Më poshtë, kryeministri shqiptar u shpreh se e mori fjalën, pasi dëshiron të flasë hapur, të flasë rreth albanofobisë, e cila kërcënon stabilitetin në rajon.
“Unë kam bindjen se albanofobia, në të gjitha qëndrimet kundrejt shqiptarëve, është e gjallë dhe në veprim dhe ajo kërcënon seriozisht stabilitetin në Rajon. Nëse ju shihni hartën e Europës, nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkëkombës dhe deti, siç janë sot shqiptarët të ndarë në 5 shtete. Unë besoj se nëpërmjet procesit të Bashkimit Europian, kufijtë bëhen të parëndësishëm, por e rrezikshme është ideja sipas të cilës meqenëse shqiptarët janë të copëtuar në 5 shtete, duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshme nga njeri-tjetri. Kjo është tërësisht e papranueshme. Kjo do të prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt. Unë kam mbështetur dhe përshëndes dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Padyshim ai ka arritur disa suksese kyçe. Por mendoj se, qëndrimet e çliruara nga albanofobia dhe ecja drejt pajtimit janë vendimtare. Në rajon situata më delikate është ajo e shqiptarëve.

Duhet ta pranojmë se janë i vetmi komb që jeton në 5 shtete. Një komb, i cili padrejtësisht është i ndarë në 5 shtete, një komb që dëshiron të shikojë drejt një të ardhme të përbashkët. Por, sërish albanofobia është akoma në veprim. Kur flas me miqtë e mi kroatë, sllovenë dhe madje edhe me ndonjë serb, ata më pohojnë me sinqeritet se çfarë ‘baruti” urrejtje dhe përbuzje është akumuluar gjatë një shekulli për shqiptarët. Kjo është e vërteta. Dhe kjo është e shprehur duke vonuar zbatimin e marrëveshjeve, duke përkujtuar fillimin e fushatave të asgjësimit masiv të shqiptarëve. Ne kemi menduar se ne duhet të adaptojmë modelin e BE, të bazuar në pajtimin midis Francës dhe Gjermanisë. Por kjo në rajon nuk po ndodh. Prandaj unë këmbëngul në implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje, se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete, duhet të kthehen në 5 kombe, sepse nuk do të pranohet nga shqiptarët. Kjo do të ketë për alternativë bashkimin e tyre kombëtar”.
Më pas, Deputeti gjerman Rainer Stinner pyeti, se cili është mesazhi i kryeministrit Berisha për ta.
Kryeministri Berisha: “Përgjigja ime për ju është thjesht: Ju lutem përpiquni të kuptoni më mirë, më drejt këto që unë paraqita këtu, të njiheni më mirë me realitetin në rajonin tonë. Dua ta ilustroj këtë me një shembull:
Në vitin 1992 unë kam qenë këtu në Mynih në të njëjtën Konferencë. Një gazetar italian i “Corriere della Sera” më pyeti se çfarë mendoja unë si zgjidhje për konfliktin në Rajon. Unë ju përgjigja se, zgjidhja qëndronte për mendimin tim në bombardimin e instalimeve dhe bazave ushtarake në Serbi. Ai të nesërmen hapi gazetën me lajmin: Berisha kërkon që NATO të bombardojë Beogradin. Por kjo nuk ishte e vërtetë. Unë isha shprehur për bombardimin e bazave ushtarake të Serbisë dhe kjo 7 vjet më vonë ndodhi. Ndofta do kishte qenë më mirë të mos ishte vonuar. Edhe sot pas 21 viteve, e vetmja gjë që unë serish kërkoj nga ju është një analizë më realiste dhe më të vëmendshme për zhvillimet në Rajonin.
Sepse, në rast se nga njëra anë tjetri flet për perspektiven e marrëdhënieve bilaterale dhe nga ana tjetër feston datat e fillimit të fushatave të shfarosjes së kombit shqiptar, imagjinoni vetë se çfarë mesazhi fqinjësie është ky. Prandaj e konsideroj të domosdoshme të zbatohen marrëveshjet, të punohet për klimën e pajtimit. Duhet të hiqet dorë nga albanofobia dhe përpjekjet për të klonuar 5 kombe shqiptare të veçanta nga një komb, i cili në të vërtetë është një dhe në shekuj e mijëvjeçarë ka qenë vetëm një. Unë shpresoj se perspektiva Europiane do të jetë ajo që do të siguroje një zgjidhje. Kur gjermanët dhe francezët u bashkuan në BE, ata u bashkuan me një frymë të fortë pajtimi dhe ata u udhëhoqën prej saj dhe frymëzuan kombet e tjera në Europë, por në të vërtetë kjo nuk po ndodh në rajonin tonë”, tha kryeministri Berisha në Mynih.alb-observer.com
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Berisha: Jo albanofobisë, nuk mund të klonohen 5 kombe shqiptare! Empty Re: Berisha: Jo albanofobisë, nuk mund të klonohen 5 kombe shqiptare!

Mon 4 Feb 2013 - 15:29
Message reputation : 100% (1 vote)
o ky eshte kriminel ky eshte fytyra me e poshter qe ka drejtuar ndonjehere kombin SHQIPTARE
poshte ky tradhetar i fundit i SHQIPERISE
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi