Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

De Niro “muroset” në Hollivud  Empty De Niro “muroset” në Hollivud

Tue 5 Feb 2013 - 16:50
De Niro “muroset” në Hollivud  Deniro-gjurmet

Robert De Niro është ylli i fundit që bëhet pjesë e traditës hollivudiane, duke lënë gjurmët e duarve dhe këmbëve të tij në bulevardin e famshëm përpara Teatrit Kinez.

De Niro, një njujorkez i vërtetë, u tha të pranishëmve: “Faleminderit për këtë vlerësim dhe që më bëtë të ndihem në shtëpi edhe këtu”.

Aktori 69-vjeçar la kështu gjurmët e tij pas Brad Pitt, Johnny Depp dhe Jennifer Aniston. De Niro është emëruar gjithashtu për çmimin Oscar për aktorin më të mirë mbështetës në filmin “Silver Lining Playbook”.

Duke folur për qytetin e tij të lindjes në ceremoni, ai tha: “Unë jam një njujorkez. Kam lindur në Nju Jork, jetoj atje, atje po rris fëmijët e mi dhe atje i kam dhënë jetë një festivali. Është shtëpia ime. Por, edhe Hollivudi është një shtëpi gjithashtu”.

“Thonë se kushdo që është i përfshirë në industrinë e filmave ka tre shtëpi, shtëpinë ku jeton, shtëpinë ku jeton gruaja e tij e parë dhe Hollivudin”, u shpreh më tej ylli i kinemasë.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi