Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

De Niro nuk ka prejardhje shqiptare! Empty De Niro nuk ka prejardhje shqiptare!

Thu 24 Feb 2011 - 15:28
De Niro nuk ka prejardhje shqiptare! F.0223203457786_m
Legjenda hollivudiane Robert De Niro nuk ka thënë se ka
prejardhje shqiptare gjatë intervistës në Festivalin italian Sanremo,
porse fjalët e tij janë keqinterpretuar.
Gjatë intervistës,
De Niro ka pranuar se ka prejardhje italiane, franceze, holandeze,
irlandeze dhe gjermane, porse nuk ka thënë se ka gjak shqiptari ashtu
siç u paraqit në mediat shqiptare.
Momenti i keqinterpretimit ka ndodhur kur De Niro ka thënë: “Në shumë
vende, madje edhe në Evropë dhe në kulturat më të vjetra ku ka vetëm
një grup të qëndrueshëm... Edhe ata kanë ndikime të kulturave të tjera,
si në Itali që ka... Ju keni sicilianë të bardhë, shqiptaro-italianë”.
/Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi