Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

Mitrovice, perkujtohen 10 shqiptaret e vrare 13 vjet me pare Empty Mitrovice, perkujtohen 10 shqiptaret e vrare 13 vjet me pare

Wed 6 Feb 2013 - 3:42
Mitrovice, perkujtohen 10 shqiptaret e vrare 13 vjet me pare 1360076944-perkujtimore

Për veriun e Mitrovicës është diskutuar edhe në një tryezë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilën janë përkujtuar 10 shqiptarët e vrarë 13 vjet më parë. Aty është thënë se vrasja dhe spastrimi etnik i shqiptarëve nga ajo pjesë e vendit ndërmjet datës 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 është kryer nga grupi kriminale serb, i njohur si “Rojat e Urës”, transmeton KTV. Raste të tilla, sipas të pranishmëve vazhdojnë të ndodhin edhe sot e kësaj dite në atë pjesë të vendit.

“U tha se pas bombardimeve të NATO-s u lirua edhe qyteti i Mitrovicës, por kjo nuk ndodhi as për 13 vjet”, ka thënë Halit Berani, kryetar i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Mitrovicë. Ai përgjegjës direkt bën forcat e KFOR-it francez dhe policinë e UNMIK-ut. Ndërkaq, Shpend Ahmeti nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka thënë se, këto vrasje dhe dëbime u bënë me direktivat e Beogradit, ku në udhëheqje të shtetit serb ishin pikërisht njerëzit, të cilët sot janë në krye të tij dhe qeveritarët kosovarë dialogojnë me ta pa asnjë kusht. 13 vjet pas ngjarjes, nga Veriu i vendit janë larguar më shumë se 11 mijë banorë shqiptarë, ndërkaq të kthyer dhe që vazhdojnë të jetojnë në atë pjesë të vendit janë rreth 4 mijë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi