- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Rita Ora: Jy-Z më ndryshoi jetën
Fri 8 Feb 2013 - 17:25
Rita Ora është një nga personazhet më të famshëm të spektaklit në Britaninë e Madhe.
Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova fitoi famë brenda 18 muajsh dhe meritë për këtë, sipas saj, ka reperi Jay-Z.
Në një intervistë për revistën e futbollistit Rio Ferdinand, ‘#5 magazine’, 22-vjeçarja tha: “Isha 17 vjeç kur dërgova këngët e para në RockNation dhe pas disa ditësh më telefonuan për të më thënë që kërkonin të më takonin. Më zuri paniku sepse do të takoja Jay-Z. Mendoja se do të më refuzonin, por pas 10 minutash më dha dorën dhe nisëm një “luftë” si DJ.”
“Mendoj se ai takim më hapi rrugën drejt famës”, shtoi Rita Ora, e cila aktualisht po zhvillon turin e saj në Britaninë e Madhe.
Deri tani, këngëtarja e re ka dhënë tre koncerte, një në Mançester dhe dy në Londër.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi