Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Cooper: Vdekja e babait më ndryshoi jetën Empty Cooper: Vdekja e babait më ndryshoi jetën

Wed 6 Mar 2013 - 11:51
Cooper: Vdekja e babait më ndryshoi jetën Cooper

Në një intervistë për revistën ‘GQ’, Bradley Cooper theksoi se vdekja e babait të tij dy vite më parë i ndryshoi jetën në mënyrë dramatike.

“Pashë babanë tim duke vdekur. Isha pranë tij në frymën e fundit dhe e pashë se si vepronte vdekja. Kuptova që të gjithë do të vdesim në atë mënyrë”, shprehet protagonisti i ‘Hangover’.

Duke folur pikërisht për filmin që e bëri të famshëm, Cooper u shpreh: “Disa shokë të mi, aktorë shumë të suksesshmëm, më kanë kritikuar kur pranova rolin tek ‘Hangover’. Ata e kishin lexuar skenarin dhe kishin refuzuar.”

Në lidhje me çmimet Oscar, Bradley është shprehur se nuk dëshiron ta fitojë çmimin më të madh në kinematografi: “Karriera ime po ecën shumë mirë dhe një çmim Oscar mendoj se mund ta dëmtojë.”


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi