Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjermani, 19-vjeçares i ofrohet punë në bordello  Empty Gjermani, 19-vjeçares i ofrohet punë në bordello

Fri 8 Feb 2013 - 19:39
Gjermani, 19-vjeçares i ofrohet punë në bordello  Bordello
Një adoleshente gjermane ka mbetur “krejtësisht e tronditur”, pasi një qendër punësimi i ofroi asaj punë në një bordello, bëjnë të ditur mediat.

Adoleshentes 19-vjeçare, një amvisë e trajnuar, e cila kishte qenë në kërkim të një pune që prej nëntorit, iu ofrua një punë si shërbyese pijesh në një nga bordellot më të mëdha në Augsburg të Bavarisë.

Adoleshentja tha se edhe e ëma e saj u trondit nga mendimi se vajza e saj do të punonte 42 orë në javë në një bar nudistësh, “Colosseum”, aq sa kishte nisur të bërtiste kur dëgjoi rreth ofertës.

Qendra e punës bëri të ditur për gazetën “Augsburger Allgemeine Zeitung”, se ata ishin kujdesur për t’i telefonuar aplikantes, për t’i folur në lidhje me pozicionin e punës, përpara se t’i dërgonin një letër, sipas “The Local”.

Por, drejtori i qendrës, Roland Furst, tha se ishte një gabim, pasi kjo gjë nuk ka ndodhur në rastin e adoleshentes, emri i së cilës nuk është bërë i ditur.

Qendra e punësimit ka kërkuar falje ndaj saj dhe bëri të ditur se nuk do të ofrojë më punë në të tilla bar-e.

Ajo njoftoi gjithashtu se do të kryente kontrolle më të ashpra ndaj kompanive, që reklamojnë përmes kësaj zyre.

Furst u shpreh: “Ne nuk do të ofrojmë kurrë punë prostitucioni, edhe pse e dinim se kompania në fjalë operonte në sektorin me drita të kuqe”.

Edhe tetë punonjëse të tjera potenciale morën telefonata. Furst deklaroi se fakti që 19-vjeçares nuk iu bë telefonata fillimisht, do të thotë se “asgjë nuk do të ndodhte”. .top-channel.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi