Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Buzëqeshja, “arma” për të joshur një mashkull Empty Buzëqeshja, “arma” për të joshur një mashkull

Fri 8 Feb 2013 - 20:21
Buzëqeshja, “arma” për të joshur një mashkull BuzeqeshjaNjë buzëqeshje e bardhë është sekreti për të bërë për vete një mashkull, pretendon një studim i një uebsajti amerikan njohjesh online (match.com).

Sipas studimit, pjesa që meshkujt i kushtojnë më shumë vëmendje tek seksi i kundërt janë dhëmbët.

Të pyetur midis dhjetë pjesëve të ndryshme të trupit, 58% e meshkujve renditën një “buzëqeshje të bardhë dhe të ëmbël” si faktorin përcaktues në pëlqimin e një femre prej tyre.

Pas dhëmbëve, janë flokët ajo që meshkujt shohin më shumë, me 51% të tyre që i kushtojnë një rëndësi thelbësore, pasuar nga veshja.

“Gjithmonë e më shumë njerëz po ndërgjegjësohen për rëndësishën e shëndetit oral dhe interesohen për të zbardhur dhëmbët e tyre. Dyndja është edhe më e madhe përpara periudhës së Shën Valentinit”, deklaroi doktor Uchena, drejtori i një shoqate dentistësh në SHBA.T.CH
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi