Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 sekrete per te joshur gjate stines se veres Empty 10 sekrete per te joshur gjate stines se veres

Fri 18 May 2012 - 14:59
Shpesh here pyet veten a eshte vapa qe stimulon venien ne dukje te linjave qe joshin, sensi i mendjelehtesise, tangat dhe fiziku i kalitur qe na kalojne perpara ose eshte vete stina e veres qe perfaqeson nje moment trasgresioni.Pushimet jane periudha ideale per te filluar nje histori romantike, nje flirt te vogel ose edhe nje aventure, qofte edhe per nje nate te vetme. Te gjitheve i ndodh te shohin dike ne rruge dhe per nje moment do te enderronin te qendronin me te.Dikush pelqen nje person, por pret momentin dhe vendin e pershtatshem per t’ia thene te gjitha. Do te besh per vete biondinen qe i ke shkuar pas gjithe vitit apo ate djalin qe ne palester te pelqente vertet shume, por nuk di si te besh?

Ja 10 keshilla per te dy palet qe te bejne menjehere shenje dhe ta bejne te bjere ne kembet e tyre.

1- Buzeqesh. Eshte ngjitese, shume shpejt do te shohesh se edhe personi i deshiruar te buzeqesh, dhe aq me teper nuk kushton. Buzeqeshja te afron me personin tjeter. Nje buzeqeshje ndricon fytyren dhe terheq njerezit drejt teje. Keshtu do te jesh nje person magnetik.

2- Bej komplimente. Me te miret jane ata qe behen papritur dhe plot fantazi, gjithkujt i pelqen t’ia besh te ditur se ka dicka te vecante dhe terheqese. Mbani mend qe komplimentet duhet te jene te ndershem, te sinqerte dhe origjinale. Nese edhe ju juve iu bejne ndonje kompliment, pergjigjja duhet te jete thjesht faleminderit.

3- Shikimi. Shikoje personin tjeter ne sy, dhe kete bejeni embelsisht, por jo me shume se disa sekonda, e pastaj kalojeni shikimin tek dicka tjeter. Mos e kontrolloni kurre me sy sepse do ta vini ne siklet.

4- Degjo. Ke dy veshe dhe nje goje sepse duhet te degjosh dyfishin e asaj qe flet. Te dish te degjosh eshte nje art i vertete. Personi qe te intereson do te vije direkt tek ty. Mbani mend: te gjitheve u pelqen t’i degjojne.

5- Bej hapin e pare. Afrohu tek personi qe te intereson dhe thuaji “pershendetje”. Cdo moment bisedimi varet nga nje prezantim domethenes e aspak arrogant. Qendrimi yt duhet te duket i sinqerte dhe aspak talles apo ironizues.

6- Mundohu te jesh brilant. Ndryshojeni sjelljen tuaj nga i ftuar ne ftues. Nuk jeni nje person pasiv qe pret arritjen e nje historie, jeni ju vete ai qe deshironi te arrini gjithcka qe keni enderruar.

7- Perdor ndihmesat. Mos dil nga shtepia pa ndihmesat: jane aksesore per te filluar nje bisede natyrale. E mbajne te gjalle biseden dhe i ben te tjeret te flasin me ty. Ndihmesit me te mire jane: qeni, aksesore te pazakonte, parfum shume i mire, bluza juaj e preferuar, kravata interesante, gazete apo nje liber i bukur.

8- Argetohu. Mundohu te jesh i qeshur, i embel, shakaxhi dhe thjesht spontan. Trego dobesite e tua per t’u bere sa me i afert. Vetem keshtu mund te arrish te besh dike per vete, duke i treguar se ne pranine tende momentet argetuese dhe clodhese nuk do te mungojne. Kush do te mund te rezistonte para tyre!

9- Fillo nje bisede. Menyra me e mire eshte pershendetja. Flit per ate qe keni perreth, bej nje pyetje, kerkoji ndihme ose shpreh nje opinion. Nese te bisedosh me te, ngjall simpati, atehere mos nguro t’ia shprehesh ate, si dhe te guxosh edhe per me teper.

10- Flirtimi eshte nje dhunti. Nje joshes apo joshese e mire ka besim ne vetvete dhe nuk ka frike nga rreziqet. Mundohuni te jeni entuziaste e sidomos pozitive. Nese kjo qe po beni eshte ajo qe ju pelqen dhe ju ben te ndiheni mire nuk keni pse te nguroni per asnje cast.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

10 sekrete per te joshur gjate stines se veres Empty Re: 10 sekrete per te joshur gjate stines se veres

Sat 19 May 2012 - 8:11
shumica qendrojne stern stern 10 sekrete per te joshur gjate stines se veres 568197611
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi