Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Mali, sulmi i parë kamikaz nga Al-Kaeda Empty Mali, sulmi i parë kamikaz nga Al-Kaeda

Sat 9 Feb 2013 - 14:24
Mali, sulmi i parë kamikaz nga Al-Kaeda Mali0802

Dita e premte solli në Mali sulmin e parë vetvrasës, që prej nisjes së ndërhyrjes franceze në janar, me qëllim zmbrapsjen e militantëve islamikë nga pjesa veriore e vendit.

Kamikazi iu afrua një grupi ushtarësh me motor, përpara se të shpërthente rripin me dinamitë që mbante të vendosur, duke vrarë veten dhe plagosur një prej francezëve.

Al-Kaeda mori përsipër përgjegjësinë për këtë sulm të ndodhur në Gao, qytetin më të populluar të veriut të vendit.

Sipas analistëve, ky mund të jetë fillimi i një taktike të destabilizimit të vendit dhe luftës guerrile, pas pamundësisë për të rivalizuar një fuqi të madhe si Franca.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportuan se fraksione rivale brenda ushtrisë shkëmbyen zjarr në kryeqytetin Bamako, në një tjetër zhvillim shqetësues brenda vendit të varfër afrikan me 15 milionë banorë.

Franca, ish-zotëruesi kolonial i Malit, pranoi në 10 janar thirrjen e qeverisë vendase për ndihmës, pas avancimit të militantëve në veri.

Falë ndërhyrjes së Parisit, aktualisht është rikthyer kontrolli i qeverisë mbi të gjitha qendrat e mëdha të banuara në vend, por ka shumë pikëpyetje për të ardhmen e vendit, pas tërheqjes së paralajmëruar të francezëve dhe zëvendësimit të tyre me një koalicion trupash afrikane në muajin mars.

Në dhjetë muajt e fundit, të fuqizuar nga armatimet e siguruara gjatë krizës libiane (2011-12), tre grupime të fuqishme islamike arritën të vendosnin veriun e Malit nën administrimin e tyre, por tashmë duket se janë shpërbërë në disa fraksione më të vogla.

Një prej shteteve më të varfëra në botë dhe i kufizuar në veri nga shkretërira e Saharasë, Mali ka një sipërfaqe të përafërt me atë të Francës, Gjermanisë e Italisë marrë së bashku.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi