Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Al Kaeda: “Vrisni sa më shumë diplomatë amerikanë” Empty Al Kaeda: “Vrisni sa më shumë diplomatë amerikanë”

Sat 15 Sep 2012 - 17:24
Al Kaeda: “Vrisni sa më shumë diplomatë amerikanë” Al_kaedaThirrje myslimanëve që të përshkallëzojnë protestat e tyre dhe të vrasin më shumë diplomatë amerikanë në vendet myslimane, pas debutit të filmit amerikan anti-islamik, që shkaktoi reagime në Lindjen e Mesme, ka bërë dega e Al Kaedas në Jemen, duke theksuar se po hapet një kapitull i ri në “kryqëzatat” kundër islamit.
“Kush takohet me ambasadorë apo të dërguar amerikanë duhet të ndjekë shembullin e stërgjyshërve (nga Libia) të Omar al-Muhtar, të cilët vranë ambasadorin amerikan (në Bengazi)”, thuhet në njoftimin e Al Kaedas, që u zbrit në faqen elektronike të AQAP. Omar al-Muhtar është fizionomia revolucionit të Libisë kundër italianëve.

“Filmi që u shfaq në Amerikë dhe që ofendoi Profetin tonë Muhamed, përbën pjesë të planit të kryqëzimit të islamit. Ky episod është kaq serioz, saqë duhet të shfrytëzohen të gjitha të ardhurat e vendit, me qëllim që të çrrënjosen të gjitha ambasadat amerikane nga toka myslimane”, thuhet në njoftim.

AQAP, anëtarët e së cilës janë kryesisht nga Jemeni dhe Arabia Saudite, është cilësuar nga SHBA, si dega më e rrezikshme e Al Kaedas.

Sipas këtij njoftimi, reagimet e protestuesve të revoltuar në Libi, Egjipt, Jemen dhe Sudan kundër përfaqësive diplomatike amerikane apo të vendeve të tjera perëndimore, janë “përgjigje të natyrshme, për një ofezë kaq të rëndë dhe duhet të digjen të gjitha ambasadat amerikane dhe të vritet të gjithë diplomatët amerikanë!”, thuhet në njoftim. /alb-observer.com/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Al Kaeda: “Vrisni sa më shumë diplomatë amerikanë” Empty Re: Al Kaeda: “Vrisni sa më shumë diplomatë amerikanë”

Sat 15 Sep 2012 - 17:32
Ja, besimtaret e cmendur!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi