Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Turqia e bën ushtrinë e Kosovës Empty Turqia e bën ushtrinë e Kosovës

Sat 9 Feb 2013 - 17:49
Mediat serbe kanë shprehë revoltën e tyre ndaj ministrit të mbrojtjes së Turqisë, Ismet Jilmaz, pas takimit të tij me ministrin e forcave të sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, bisedimeve ndërmjet tyre dhe deklaratave lidhur me mbështetjen e Turqisë që i jep Kosovës edhe në fushën e mbrojtjes dhe formimit të ushtrisë së rregullt, duke e quajtur politikën e Turqisë si dyfytyrësi.

Turqi mbështet dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe beson se të gjitha problemet ndërmjet dy vendeve mund të zgjidhen me dialog-ka thënë ministri turk i mbrojtjes, Ismet Jilmaz.

Turqia gjithmonë do ta mbështesë Kosovën, ka thënë ministri turk i mbrojtjes Ismet Jilmaz në Prishtinë, ku ka biseduar me ministrin e forcave të sigurisë së Kosovës, Agim Çekun, i cili me këtë rast ka thënë se Turqia deri më tani shumë e ka ndihmua Kosovën në planin ushtarak.Agim Çeku, pas bisedimeve me ministrin Jilmaz ka shprehë kënaqësinë për rolin e Turqisë në mbështetje të Kosovës.

“Kuvendi i Madh i Turqisë, ka miratuar një fond nga buxheti për mbështetjen e Kosovës. Nga ky paket do të financohen zhvillimi dhe pajisja e forcave ushtarake të Kosovës”-ka thënë Agim Çeku.

“Deri më sot, 150 të rinjë nga Kosova, janë shkolluar, aftësuar e specializuar në shkollat ushtarake të Turqisë. Aktualisht janë edhe 20 të tjerë në përgatitje dhe shkollim për pilot”-ka shtuar Agim Çeku.

Ismet Jilmaz ka përsëritur se Turqia gjithmonë do ta mbështesë Kosovën, ndërsa dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Turqia po ashtu e mbështet, me shpresë se të gjitha problemet ekzistuese ndërmjet dy vendeve, mund të zgjidhen me dialog-ka përfunduar ministri Jilmaz.
[flash][/flash]
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi