Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Miriam Cani: Albani eshte ideal, por i vështirë në ...  Empty Miriam Cani: Albani eshte ideal, por i vështirë në ...

Sat 9 Feb 2013 - 19:35
Miriam Cani: Albani eshte ideal, por i vështirë në ...  4e54fd72-1733-4397-b5eb-4d785dfe38ff---0-

Pas 17 javësh në ekran, në spektaklin e “The Voice”, Miriam Cani i rikthehet punës për realizimin e klipit të saj më të ri, ndërsa zbulon sekrete nga jeta në një shtëpi me Albanin: ceremonia e dasmës që kanë ideuar dhe fëmija që i uron vetes së shpejti.
Sapo ke mbyllur “The Voice”. Cilin do të veçoje si momentin më të bukur që kujton, po më i trishtuari?
I gjithë “The Voice” si eksperiencë më ka dhuruar vetëm momente te bukura dhe frytdhënëse në karrierën time. Kanë qenë dy vite plot emocion, punë të madhe me shumë pasion dhe kënaqësi.
A do mund të bëje ndonjë bashkëpunim me të preferuarin/ën tënd në “The Voice”, dhe cili do të ishte?
Nëse do të bëja një bashkëpunim me një person të cilin e kam shumë për zemër, mendoj që do ishte Vjosa nga “The Voice 1”. Unë vlerësoj mbi të gjitha njeriun më shumë se gjithçka tjetër. Çdokush që ruan vlerat njerëzore te vetja, për mua është një njeri me vlera maksimale.
Ndërkohë që i dashuri yt, Alban Skënderaj, mund të konsiderohej rivali në “X Factor”. Cilët ishin konkurrentët që kishit për zemër dhe që i përmendnit në bisedat tuaja në shtëpi?
Çdo sukses i Albanit është edhe i imi. Ashtu edhe anasjelltas. Në shtëpi ne diskutojmë për gjithçka, sidomos kur mblidhemi në mbrëmje dhe flasim për ditën që kemi kaluar në punë. Nuk kemi pasur asnjëherë emra konkrete në bisedat tona. Kemi folur për të gjithë dhe i japim gjithmonë këshilla njëri-tjetrit për çdo hap që bëjmë.
Si do t’i përshkruaje këto 17 javë spektakël në jetën tënde të Tiranë, si ka ndikuar ky intensitet në jetën tuaj në çift?
Kanë qenë javë të mrekullueshme. Natyrisht të ngjeshura plot punë, por aspak ndryshe nga jeta që bëjmë edhe në Gjermani. Kështu që mund të them se kemi krijuar një farë rutine të përditshme në jetën tonë si private, ashtu edhe profesionale. Kemi mësuar t’i menaxhojmë të dyja në mënyrën më të mirë të mundur, duke mos neglizhuar asnjërën.
Gjendja shpirtërore reflektohet dhe në pamje, por cilat do të ishin disa sekrete në lidhje me look-n tënd?
Rëndësinë më të madhe unë ia kushtoj ushqimit. Mundohem të jem gjithmonë e kujdesshme. Pi shumë ujë. Prej vitesh e konsumoj edhe çajin çdo ditë. Përpiqem të bëj edhe gjumin e rregullt. Mendoj që këto janë gjërat më të rëndësishme për të qenë në formë.
Pas këtij show po përgatitesh për ndonjë këngë apo ndonjë klip, dhe ç’mund të thuash më shumë për planet e të ardhmes?
Së shpejti do të dalë klipi i këngës sime të re në Shqipëri. Në Gjermani vazhdoj me projektet e mia, siç janë musical-i “Hair”, po ashtu edhe disa shfaqje të cilat unë do t’i prezantoj në qytete të ndryshme gjermane. Po ashtu do kompozohen disa këngë të reja në anglisht për tregun gjerman. Shumë projekte dhe mbi të gjitha shumë punë. Kjo është me e rëndësishmja, të jesh aktive. Vetëm të rrit artistikisht dhe të shërben për çdo gjë në jetë. Në momentin që punon shumë, e vlerëson punën e kur vlerëson punën, vlerëson veten. Kur vlerëson veten dhe je në paqe me veten tënde, respekton edhe të tjerët rreth teje.
Viti që shkoi, mund të konsiderohej dhe viti i Albanit në muzikë, i cili e mbylli 2012-n me kupën e “Këngës Magjike”. Ti vetë je ndier ndonjëherë si në vargjet e këngës “Refuzoj”?
Varet si e koncepton këngën. Diçka personale nuk më ka lidhur me të. Por jam e bindur që shumë e shumë njerëz të tjerë, po. Kjo është e bukura e muzikës. Arrin të prekësh shumë njerëz me fjalët që këndon. I ndihmon të kalojnë momente të caktuara në jetën e tyre. Uroj që muzika që ne bëjmë, të shërbejë dhe vlejë vetëm pozitivisht në jetën e çdokujt.
Diku, në një intervistë, ke pohuar se personi që të ka prezantuar me Albanin ka qenë babai yt. Është e vërtetë?
Është e vërtetë.
Çfarë mund të zbulosh për fansat e tu nga bashkëjetesa me Albanin? Cila është e mira e tipit të tij, dhe në ç’raste mendon që Albani ka tip të vështirë?
Për mua Albani është mashkulli ideal. I vështirë në detaje të vogla, siç mund t’i ketë çdo mashkull. Por asgjë që ndikon në lidhjen tonë.
Ju jeni një çift që grindeni për gjithçka, apo kujdeseni të mos e lëndoni njëri-tjetrin?
Jemi një çift që kemi gjetur gjuhën e përbashkët që në fillim. Kjo është shumë e rëndësishme. Duke qenë se jemi në paqe me vetveten, jemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Respektojmë karakteret e njëri-tjetrit dhe mundohemi të jemi sa më të drejtë. Gjithçka tjetër është krejt normale si te çdo çift tjetër.
Zakonisht artistët bëjnë planifikime në jetë. Ju kur do dëshironit ta sillnit në jetë fëmijën tuaj të parë?
Uroj sa më shpejt.
Nëse do të imagjinonim dasmën tuaj, si do të mund ta organizonit atë?
Ne faktikisht jemi adhurues të gjërave të thjeshta. Të thjeshta në aspektin vizual, por me thelb. Një martesë me njerëzit tanë më të dashur, diku në një vend të qetë me një band muzikor “live”, i cili luan muzikën që ne duam. Pak jazz, pak soul dhe rnb. Mbase edhe duke i dedikuar njëri-tjetrit një këngë. Ushqim të lehtë, por të veçantë, me një ndriçim të ngrohtë etj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi