Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Afrikë, shifra alarmante për sulmet seksuale Empty Afrikë, shifra alarmante për sulmet seksuale

Sun 10 Feb 2013 - 12:20
Afrikë, shifra alarmante për sulmet seksuale Afrike



Afrikë- Një adoleshente në Afrikën e Jugut ka
humbur jetën pasi është përdhunuar disa herë në grup. Kjo ngjarje e
rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik. Sulmet seksuale në këtë vend
janë të shpeshta dhe duket sikur kjo gjendje po përkeqësohet nga dita në
ditë. Zyrtarët e lartë në vend shpresojnë që sulmi i 17-vjeçares që
gjeti vdekjen pasi e përdhunuan të shërbejë si një thirrje zgjimi për të
reflektuar ndaj këtij fenomeni. Ky është një vend që konsiderohet si
kryeqyteti i përdhunimeve në botë, por historia e Anene Booysenit është
shokuese. Vajza 17-vjeçare u gjet të shtunën e kaluar në një qendër në
ndërtim e sipër në Kepin perëndimor. Atë e kishin përdhunuar disa herë
rresht dhe e kishin masakruar.

Anene Boousen, para se të vdiste, arriti të identifikonte njërin prej
sulmuesve, ish-të dashurin e saj 22-vjeçar. Lidhur me krimin janë
arrestuar edhe tre të dyshuar të tjerë.

Presidenti Jacob Zuma shprehu indinjatë të thellë dhe bëri thirrje
për dënime të ashpra për autorët e sulmit seksual. Ndërsa zëdhënësi i
Presidentit, Mac Maharaj, tha se vdekja e Booysenit mund të përbëjë një
pikë kthese në Afrikën e Jugut, ashtu sikurse ndodhi në Indi pas
përdhunimit dhe vdekjes së një vajze në New Delhi.

Policia dokumentoi vitin e kaluar më tepër se 64 mijë raste
përdhunimesh. Një studim i vitit 2010 shumë i cituar, zbuloi se mbi 25% e
burrave nga Afrika Jugore kanë pranuar se kishin përdhunuar një femër.
Ndërsa 1 në 7 burra ka pranuar se kishte marrë pjesë në përdhunim në
grup.

Edhe aktivisti për të drejtat gjinore, Dumisani Rebombo, në
adoleshencën e tij ka përdhunuar një vajzë 15-vjeçare. Thotë se këtë e
ka bërë pasi në moshën 15-vjeçare shokët e ngacmonin duke i thënë që nuk
ishte burrë. Për të vërtetuar miqve të tij të kundërtën dhe për të
provuar burrërinë e tij, ai mori pjesë në një përdhunim në grup. Viktima
nuk e raportoi asnjëherë krimin dhe ndaj tij nuk u ngritën asnjëherë
akuza. Por 20 vjet më pas, ai e gjeti vajzën dhe i kërkoi asaj të falur.
Ndërsa ajo i tregoi se jeta i kishte ndryshuar tërësisht pas
përdhunimit. Sot, Dumisani drejton projektin “One Man Can”, “Edhe një
burrë i vetëm mundet”, që punon për ndërgjegjësimin e komuniteteve
rurale me problemin e përdhunimit. Sipas tij pabarazia gjinore është një
faktor përcaktues i epidemisë së përdhunimeve në Afrikën e Jugut.

Aktivistja Zubeida Shaik është një nga organizatoret e marshimit
masiv kundër dhunës ndaj grave në Kep Taun dhe Johanesburg. Ajo thotë se
vëren një shtim të sulmeve brutale ndaj grave.

Këto marshime do të mbahen Ditën e Shën Valentimit, më 14 shkurt, por
ajo paralajmëron se nuk do të ketë zemra dhe lule. Kjo mënyrë
perceptimi nuk ekziston më.

“Tani ne jemi duke parashtruar kërkesat tona. Nuk është më koha të
tregohemi të sjellshëm për rastet e përdhunimeve. Nuk është më koha të
themi se do të lobojmë për këtë problem dhe do të bashkëpunojmë me
qeverinë, është koha ta shndërrojmë përdhunimin në problem të
komuniteteve dhe të gjejmë zgjidhje brenda komunitetit, sepse pikërisht
atje ekziston ky fenomen.”

Zonja Shaik thotë se gratë dhe vajzat duhet të jenë të lira të
lëvizin kur të duan, të vishen si të duan, përndryshe, thotë ajo, kjo
ngre pikëpyetje për shoqërinë.

Pikërisht me këtë pikëpyetje ndeshet shoqëria në Afrikën e Jugut,
ndërsa përballet me numrin më të madh të sulmeve seksuale që ka pasur
ndonjëherë vendi.

/Shekulli Online/Përgatiti: B.M/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Afrikë, shifra alarmante për sulmet seksuale Empty Re: Afrikë, shifra alarmante për sulmet seksuale

Sun 10 Feb 2013 - 12:35
Pse ne Shqiperi ca po behet,tjeter qe shumica s'tregojne!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi