Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Anglezja 3-vjeçe, ndër njerëzit më inteligjent në botë Empty Anglezja 3-vjeçe, ndër njerëzit më inteligjent në botë

Sun 10 Feb 2013 - 19:55
Anglezja 3-vjeçe, ndër njerëzit më inteligjent në botë Tree-300x175

Vogëlushja tre vjeçe, AliceAmos nga qyteti Gilford, në Angli, koeficienti i inteligjencës (IQ) të së cilës është 162, është bërë një prej anëtarëve më të vegjël në moshë e shoqatës Mensa, e cila grumbullon njerëz me inteligjencë mbi mesatare.
Rezultatin që e arriti Alice në testin e inteligjencës e rendit atë në mesin e njerëzve më inteligjentë në planet.
Supozohet që IQ e fizikanit të njohur në glob, Stephen Hawking, është ndërmjet 160 dhe 165.
Si transmeton portali Capitalbay, Alice pos gjuhës angleze tashmë flet edhe rusisht, me ëndje lexon përrallëza e Ezopit, këndon, vallëzon dhe pikturon.
“Jemi shumë të lumtur që Alice është bërë anëtare e shoqatës sonë. Ne në Mensa krijojmë ambient pozitiv për zhvillimin e fëmijëve të talentuar, të cilët kanë rastin të shoqërohen me fëmijë të tjerë me aftësi të përafërta intelektuale” tha John Stevenge, drejtor ekzekutiv i Mensas britanike.
Alice momentalisht shkon në një kopsht të fëmijëve parashkollorë, ku ndjek kurset e avancuara të matematikës dhe gjuhës angleze e literaturës, transmeton Daily Mail.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi