Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

Marsi 1997 në këngën popullore Empty Marsi 1997 në këngën popullore

Sun 10 Feb 2013 - 22:26
Message reputation : 100% (1 vote)
Marsi 1997 në këngën popullore Speronamentoallinfrarosso

nga L.Gërveshi

28 Mars 1997

Marsi i atij viti qe zjarr e stuhi,
Vlorën e gostiti me zserrë e mavri.


1997 është një nga vitet më të trishtuara të historisë së re shqiptare. Në një marrëzi kombëtare u shkatërrua shteti, u hapën burgjet, u dogjën gjykatat, u krijuan bandat e armatosura, kriminelët kishin dorë të lirë mbi fatet e Shqipërisë. U vranë mbi dymijë vetë, e askush edhe sot nuk di të shpjegojë përse? U rrezikua një luftë civile pa ditur se kundër kujt luftohej, përse, çfarë donim të arrinim. E vetmja gjë e sigurt është se kur mbaroi kjo epidemi marrëzie Shqipëria qe shkatërruar, nuk punonte as policia, as gjykatat, as ushtria, kurse spitalet përgjysmë. U desh ndërhyrja e trupave të huaja që të vendosej një lloj qetësie, të mund të zhvilloheshin zgjedhjet, të kishte një lloj shteti. Ajo pranverë e zezë do të jetë një turp për qytetarinë e shqiptarëve. Sa herë që të flitet për të ne duhet të skuqemi nga turpi si komb e si qytetarë. Rrallëherë mund të bjerë kaq poshtë ndërgjegja e një kombi. Asnjë shqiptar nuk ka të drejtë të thotë që është i pafajshëm, jemi fajtorë të gjithë nga i pari tek i fundit.
Të shpresojmë të na bëhet mësim e të mos biem sërish prehë e barbarizmit.

Nëntëdhjeteshtatë,
moj pranverë e zezë,
Vlora digjet flakë,
Babica qytezë.


Në atë tragjedi-marrëzi shumë faqe të hidhura u shkruan e ndoshta më e hidhura prej tyre është ngjarja e 28 Marsit, kur anija “Katri i Radës” u fundos nga anija luftarake e flotës italiane “Sibilla”, e cila e kishte goditur drejtpërdrejt me qëllimin për ta fundosur. Tragjedia e Otrantos do na linte si trashëgim 80 të vdekur e ndërgjegjësimin që nëse nuk duam veten, të tjerët s’do na duan kurrë. Otrantoja në ato vite kish gllabëruar jetët e sa e sa shqiptarëve që ishin nisur për në Itali.

Sa vrau e sa mbyti askush nuk e di
sa zemra zhuriti s’bëhet llogari.


Kenget labe për këtë ngjarje janë të dhimbshme e të hidhura, është një ngjarje që do ngelet në ndërgjegjen e çdokujt prej nesh.

Maj’e Llogarasë në Vlorë,
ku fryn erë e ka shum’ borë,
ditën që është mbyt’ anija,
diç ka parë e nuk tregon.


Ngjarja ishte kaq e rëndë sa dhe mali kish frikë ta tregonte. E mali nuk u flet njerëzve por i drejtohet detit:

I flet Llogaraja detit:
O deti me kaltërsi,
pse gjysmat na i ktheve,
ca i mban pengje në gji.


Për njerëzit kur erdhi lajmi ishte si të vinte stuhia përmbi Vlorë, si të derdhen dallgët e ta mbulonin krejt.

Erdhi lajm i zi për Vlorën,
perëndesha digjet flakë,
dallgët mbi Sazan u hodhën,
mbi Vlorë derdhën shtrëngatë.


Ishte pranverë, lulet kishin çelur si çdo vit, vetëm se askush s’kish kohë të merrej me to.

Përsëri moj Vlorë
lule trëndelinë
dil në breg të detit,
shih djemtë se po vinë
.

Po ktheheshin djemtë e vajzat e Vlorës nga deti: të vdekur.

Otranto plagë në zemër,
kufomat solle pa emër.


Kish ndodhur një tragjedi në ujrat italiane e populli këndon kështu:

Në mes dy deteve fqinjë,
një anije mbushur plot,
plot me gra e me fëmijë,
e zeza që s’u sos dot.


Kjo anije me mbi 100 vetë në bord u mbyt, e bashkë me të gra e fëmijë, ishin mbytur ëndrrat, shpresat, jetët.

Një anije e zezë në detin e zi,
u hodh që nga Vlora për në Itali.


Këta vdekje të njerëzve të pafajshëm trondisni shpirtrat e njerëzve, vënë në dyshim vlerat themelore të jetës, s’di me kë ta kesh inatin, me detin a me Zotin:

O deti me ujë të kaltër,
ç’faj të kishin fëmija,
që kur ti u more jetën
ç’të besosh tek perëndia.


Tragjedi brënda dramës; një nënë me tre fëmijë u mbyt në atë ditë të tmerrshme. Nëna e saj qan:

U doli përpara murtaja lubi,
në det të Otrantos u tret e shkri.
Ike Mozë e nënës me tre çilimi.


Moza është Mimoza Xhavara, nëna që u mbyt me tre fëmijët e saj. Nënëzeza qan e vajton, e pikët e lotit janë gjaku i zëmrës së nënës, zemra e shqyer nga dhembja.

Pikë e lotit, gjaku i zëmrës,
mblidhe në prehrin e nënës.


Nëna vazhdon vajin:

Korba që s’të pashë,nuk më tha njeri,
të vija dhe unë të vdisja me ty.


Kur iku nuk kish lajmëruar nënën, e askush nuk i kish thënë gjë se nëna do kish pëlqyer të vdiste bashkë me të sesa ta gjente kjo gjëmë e rëndë. Nuk i besohet, shkon te buzë e detit sdhe qan:

Ngrehu mozë e nënes, mos qëndro mos rri,
e ke veshur nënën përjetë me të zi.


Për të gjithë ne jeta vazhdon, do lindim, do vdesim, do martohemi, do ndahemi, do qajmë e do gëzojmë, ndërsa për një nënë jeta ndalet në atë moment, me një shpresë të marrë:

Do të vij tek deti, te deti do vi
do pres sa të thahet, mbase më vjen ti.


Nënat e Vlorës, nënat e shkreta, s’dinë kë të qajnë më parë, ata që u mbytën në det apo ata që u vranë me plumb.

O ju o nënat vlonjate,
për kë të qani më shum’,
për qta që piu deti
a për ata që u vranë me plumb.


Atë ditë u mbytën 80 veta, 57 iu gjendën trupat kurse të tjerët i mban deti në gji. Në nderim të tyre është ngritur një obelisk ku çdo 28 Mars shkojnë e i përkujtojnë.

Obelisku që është ngritur
do ta lajnë nënat me lot,
do t’u kërkoje syri djemtë,
por nuk do t’i gjejë dot.


Në Babicë përmbi Vlorë prehen trupat e tyre.

Përmbi Vlorë një varr të kenë,
se prej nënës e kanë dhenë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi