- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Shkurti, kulmi i gripit
Mon 11 Feb 2013 - 10:34
Ashtu siç ishte parashikur, gjatë muajit shkurt është rritur numri i personave të prekur nga dy viruset e gripit që qarkullojnë në vendin tonë, “H1N1” dhe “H3N2”.
Në sherbimin infektiv pranë “QSUT”-së ka raste të shtruara, por nuk jane shënuar deri më tani raste me komplikacione të rënda.
”Ka një shtim të lehtë të numrit të rasteve të prekjes nga gripi. Jemi në një epidemi, por jo me shifra alarmante. Në shërbimin tonë, themi se ka një numër të lartë të prekurisht kur paraqiten në urgjencë mbi 80-100 raste, ndërsa aktualisht paraqiten 20-30 raste të dyshuara në ditë, që paraqesin shenja klinike. Përgjithësisht, rastet janë me shenjat klasike të një gripi, jo me një shtim të numrit të rasteve të komplikuara dhe rastet e rënda”, shprehet Arjan Harxhi, mjek në shërbimin infektiv.
Rastet me grip pritet te shtohen edhe me pergjate te gjithe muajit shkurt, madje deri ne mesin e muajit mars, por sipas Dr. Harxhit, sherbimi infektiv eshte i pergatitur te perballoje çdo epidemi, ndonese thekson se gripi eshte nje semudnje qe kerkon vemendje edhe nga ana e pacientëve.
”Përgithësisht, rastet manaxhohen pranë shërbimit infektiv, por rastet e komplikuara kanë qenë të rralla. Fatmirësisht, ekziston një protokoll dhe stategji e përgatitur para disa vitesh, kur ballafaqoheshim me epideminë e gripit. Kemi qendrën e kujdesit intensiv dhe një staf të trajnuar, prandaj them se shërbimi infektiv është i gatshëm të përballojë situata të tilla, edhe pse një epidemi gripi ka gjithmonë nevojë për vëmendje”, shtoi doktor Harxhi.
Mjeket u bejne thirrje qytetareve qe te mos neglizhojne gripin qe ne shfaqjen e simptomave te para. Kontakti i pare duhet te jete tek mjeku i familjes, i cili rekomandon medikamnetet qe duhen perdorur per te luftuar gripin.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi