Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kosovë, nuk ka datë për vizat  Empty Kosovë, nuk ka datë për vizat

Wed 13 Feb 2013 - 10:52
Kosovë, nuk ka datë për vizat  SKA-VIZA-12_30

Për dallim nga fushatat parazgjedhore, kur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, jepte data për udhëtim pa viza në Europë, tashmë, kur duhet ballafaquar me situata konkrete, ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku, nuk dëshiron të flasë për afate kohore.

Lufta e pamjaftueshme e korrupsionit dhe krimit të organizuar, me një ndikim të madh, siç thuhet, në sigurinë e brendshme të Bashkimit Europian, përbën arsyen kryesore, që kosovarët, edhe për një kohë të pacaktuar, do të presin pranë ambasadave të huaja për të marrë një vizë.

Raporti i parë i Komisionit, për progresin e Kosovës në plotësimin e kërkesave të udhërrëfyesit për viza, është diskutuar këtë të martë në një takim midis zyrtarëve të lartë të të dyja palëve në Prishtinë.

Zyrtarët e Komisionit Europian prezantuan 17 kriteret, në të cilat Kosova duhet të punojë fort, ashtu siç kanë punuar të gjitha vendet e rajonit. Pasi, sipas zyrtarëve të Komisionit Europian, për Kosovën vlejnë të njëjtat kritere.

“Kemi gjithsej 17 rekomandime për Kosovën, e cila është e pajisur me legjislacion. Problemi qëndron në zbatimin e ligjeve, sidomos në luftën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Lufta kundër krimit të organizuar do të thotë të krijohen kushte për BE-në, në mënyrë që ne të bindemi për çështjen e sigurisë. Elementi i dytë ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni është kancer i institucioneve demokratike dhe lufta kundër tij duhet bërë në mënyrë sa më transparente dhe të besueshme”, tha Stefano Manservisi, drejtor i përgjithshëm i Punëve të Brendshme të Komisionit Europian.

“Raporti i Komisionit Europian, po kështu, ka identifikuar se pasaportat biometrike nuk i plotësojnë plotësisht kriteret e Bashkimit Europian. Qeveria e Kosovës kishte vendosur, që vulat e gishtërinjëve të merren mbi moshën 16-vjeçare, ndërsa standardet e BE-së, për shkak të parandalimit të trafikimit, kërkojnë që vulat e gishtërinjve të merrën nga mosha 12-vjeçare. Një çështje tjetër, në të cilën Kosova duhet të fokusohet, është miratimi i dy ligjeve: ai për bashkëpunim ndëragjencor në menaxhimin e integruar të kufirit dhe një ligj për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Disa prej pjesëve të tjera të legjislacionit, si ligjet për emra, për të huajt, për azil, kontroll të kufirit, financim të partive politike dhe draft-ligji për ndërhyrjen e telekomunikacionit, kërkojnë plotësime ose ndryshime, në mënyrë që të sigurohet se ato janë në përputhshmëri me standardet e BE-së. Dialogu i Kosovës me Komisionin Europian për liberalizimin e vizave ka nisur në janar të vitit të kaluar, ndërsa udhërrëfyesi për viza është dorëzuar në qershor”, tha Vlora Çitaku, ministre e Integrimit Europian.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi