Përgjaket San Valentini, i dashuri vret të dashurën dhe më pas veten
Thu 14 Feb 2013 - 14:12
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ersek, ku i dashuri ka vrarë të dashurën dhe më pas ka vrarë dhe vetveten. Nga informacionet e para mësohet se 40 vjeçari Fatos Kapllani babi i dy fëmijëve kishte një lidhje jashtmartese dhe pikërisht sot në ditën e të dashuruarve ai ka kryer krimin ndaj të dashurës dhe duke dënuar kështu dhe veten e tij.
Viktima ishte Nertila Petriti, e divorcuar dhe nëna e dy fëmijve. Policia ende nuk ka zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje që ndodhi në banesën e gruas, ndërkohë uniformat blu po marrin në pyetje dëshmitarët okular./alb-observer.com/

Re: Përgjaket San Valentini, i dashuri vret të dashurën dhe më pas veten
Fri 15 Feb 2013 - 22:09
Zbulohet letra e 55 vjeçarit që vrau të dashurën dhe veten: “Unë të dua dhe nëse ndahesh nga mua do të vras”
Policia e Ersekës ka zbuluar një letër në xhepin e viktimës Fatos Kapllani. Ai në atë letër shkruan për dashurinë dhe xhelozinë që ka patur për 33 vjeçaren.
“Unë dua të jem me ty deri në fund të jetës sime. Për ty sakrifikoj çdo gjë, familjen dhe gjithçka kam, për ty sakrifikoj edhe veten. Ti duhet të më pranosh me gjithçka kam, për këtë që jam dhe nëse nuk më pranon, unë do të të vras ty e më pas do të vras edhe veten, sepse nuk e pranoj dot që ti dhe unë të jetojmë të ndarë”.
Në fakt kjo letër nuk u lexua dot nga Nertila, e cila mbeti e vrarë nga i dashuri i saj. Mësohet se 33 vjeçarja para 5 muajsh kishte bërë një denoncim në polici për 55 vjeçarin, pasi ky i fundit e kërcënonte vazhdimisht. Fqinjët e Nertilës janë shprehur për gazetat se: “Nertila dhe Fatosi ishin të lidhur, madje të gjithë e dinin, edhe familjarët e tij. Ata thuajse dilnin hapur dhe nuk fshiheshin, ndërsa kohët e fundit kishin problem. Nertila nuk donte të vazhdonte lidhjen, ndërsa Fatosi e merrte shpesh në telefon, e ngacmonte, e kërcënonte dhe i bënte presion të ktheheshin bashkë derisa ndodhi kjo që ndodhi sot”.
Mësohet se familja e Kapllanit ka refuzuar deri vonë pasdite që të tërheqë trupin nga morgu, derisa kanë ndërhyrë të tjerë për ta bindur gruan, djalin dhe vajzën që të hapnin mort në shtëpi. Të dy viktimat kishin nga 2 fëmijë, Nertila me martesën e parë dhe Fatosi me bashkëshorten aktuale./alb-observer.com/

- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: Përgjaket San Valentini, i dashuri vret të dashurën dhe më pas veten
Fri 15 Feb 2013 - 22:10
he ore plakush...kta dun myt,nga 60 vjec shkon mas 30 vjecave...
te pakten ky u tregu i zgjut,vrau dhe veten
te pakten ky u tregu i zgjut,vrau dhe veten
Re: Përgjaket San Valentini, i dashuri vret të dashurën dhe më pas veten
Sat 16 Feb 2013 - 12:47
Vrasja e 14 shkurtit, shoku i Kapllanit: Dashuronte si adoleshent, por ishte shumë xheloz
Për vrasjen e dyfishtë të Shën Valentinit që tronditi mbarë opinionin publik, ka folur Olti Muka, që 50-vjeçarin Kapllani e kishte shok të ngushtë. Fatos Kapllani punonte bashkë me Mukën në zjarrfikëse dhe u takuan bashkë pak para vrasjes.
Kapllani 50-vjeçar ishte i verbuar nga dashuria me Antoneta Petritin, 33-vjeçare, por ditën e Shën Valentinit, ai e ekzekutoi atë me breshëri automatiku dhe më pak vrau edhe veten.
Shoku i tij, zjarrfikësi Muka, tregon se pak para vrasjes, 50-vjeçari dukej i lumtur. “Lidhjen e tij e dinte gjithë Erseka. Ai i këndonte serenata poshtë ballkonit”, është shprehur ai për GSH. Fatosi i kishte thënë se i kishte bërë një dhuratë fantastike Antonetës për Shën Valentinin, por pa ia zbuluar surprizën. Por mesa u duk, plumbat ishin “dhurata” për ditën e të dashuruarve.
Sipas Mukës, 50-vjeçari dashuronte si adoleshent. “Dashuria me Netën i shkatërroi familjen dhe veten. Shpesh flinte poshtë ballkonit të saj, për ta ruajtur mos e tradhtonte”, shton ai.
Edhe pse ishte i martuar me dy fëmijë, Fatos Kapllani nuk hiqte dorë nga Antoneta, e cila ishte e divorcuar me një fëmijë dhe jetonte në Ersekë me nënën e saj. Shokut të tij madje i kishte thënë se me Netën ishte i dashuruar, ndërsa bashkëshorten e respektonte. Por as Neta nuk ishte e lumtur, pasi ai ishte shumë xheloz dhe ushtronte edhe dhunë fizike ndaj saj. Madje ajo para një jave e denoncoi në polici, por më pas e tërhoqi padinë.
Shoku i Fatos Kapllanit, edhe pse ishte takuar pak para vrasjeve, nuk kishte arritur të kuptonte asgjë. 50-vjeçari dukej i lumtur para krimit dhe vetëvrasjes së tij. Dashuria e tij i çoi të dy në vdekje. /alb-observer.com/

- Krim për motive xhelozie, tetovari qëllon të dashurën me armë pastaj vret veten
- Vret të dashurën me çekiç, shqiptari humb jetën në aksident
- Zbuloi në Facebook se kishte abortuar, 25-vjeçari vret të dashurën
- 105-vjecarja vret veten...
- Polici grek vret të dashurën shqiptare, kufomën e saj e hodhi në rrugë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi