Krim për motive xhelozie, tetovari qëllon të dashurën me armë pastaj vret veten
Thu 15 Aug 2013 - 15:16
Një krim për motive xhelozie ka ndodhur mesditën e sotme në kafenenë e një hoteli në kryeqytet. Mësohet se një 52-vjeçar nga Tetova pasi ka debatuar me të dashurën e tij, një 21-vjeçare shqiptare ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt saj dhe më pas drejt vetes. Vajza e quajtur Alma Suçi ka mbetur e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa djali i quajtur Agim Emini 52 vjeç ka humbur jetën pak minuta më vonë si ndodhi krimi.
Ngjarja
Mësohet se 52-vjeçari Agim Memini, me origjinë nga Tetova kishte një marrëdhënie intime me 21- vjeçaren Alma Suçi nga qyteti i Çorovodës. Nga dëshmitë e para edhe të personelit të hotelit, sherri ka nisur në lokal gjatë kohës kur ata po pinin diçka.
Pas kësaj 52-vjeçari Memini ka nxjerrë armën e tij tip pistoletë duke qëlluar fillimisht mbi 21- vjeçaren, duke e lënë të plagosur. Pas kësaj shqiptaro-maqedonasi ka qëlluar edhe veten me një plumb në kokë. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, por edhe ambulanca e cila ka bërë transportin e trupave për në Spitalin Ushtarak.
Burime nga ky spital konfirmuan se vetëm pas 30 minutash 52-vjeçari ndërroi jetë. Sipas bluzave të bardha ata nuk kanë patur mundësi të shpëtojnë shqiptaro-maqedonasin, pasi plumbi në kokë ka qenë vdekjeprurës për të.
Ndërsa vajza sipas mjekëve po mbahet në terapi intensive dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar. Por duhet edhe 24 orë të tjera për të konfirmuar nëse ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia ka siguruar prova dhe dëshmi në vendngjarje, për të përcaktuar saktë motivet që çuan 52- vjeçarin në krimin makabër. Kjo ngjarje është në vazhdën e krimeve që kanë përfshirë kryeqytetin muajt e fundit, krim që ka në fokusin e tij femrën.
/Shekulli Online/ E.L/
Re: Krim për motive xhelozie, tetovari qëllon të dashurën me armë pastaj vret veten
Sat 17 Aug 2013 - 15:09
Shoqja e Ana Sulçes: Ja përse ajo u lidh me 52 vjeçarin nga Tetova
Ndonëse familja e 21- vjeçares Ana Sulçe, që mbeti e plagosurnga i dashurii saj 52-vjeçar nuk e kanë pranuar në polici që ajo kishte pasur një lidhje me AgimEminin, rrethi i ngushtë shoqëror i studentes duket se ka qenë në dijeni të kësaj historie.
Në një intervistë për gazetën Panorama në kushte anonimiteti, një prej shoqeve të ngushta të Ana Sulçes tregon një pjesë të historisë së jetës së saj.
Ajo shprehet se jeta e vështirë e shoqes së saj justifikon çdo veprim që ka kryer dhe sipas saj, askush nuk ka të drejtë ta gjykojë kur nuk njeh rrethanat dhe arsyet e 21-vjeçares.
“Të gjithë janë tronditur nga kjo që ka ndodhur. Madje më shumë janëtronditur dhe komentojnë lidhjen e dashurisë së supozuar mes Anës dhe AgimEminit, sesa faktin që njëri ka vdekur e tjetra ka mbetur e plagosur rëndë. Njerëzit po shqetësohen shumë se si ka mundësi që një vajzë aq e re mund të lidhet me një njeri 31 vjet më të madh. Pse, pak raste të tilla ka? Por nuk merren vesh, sepse nuk ndodh të vriten e të plagosen përditë. Të paktën Ana kishte arsye shumë të forta. Edhe pse unë nuk mund ta quaj lidhje të mirëfilltë”, tregoi dje mikesha e Ana Sulçes.
Shoqja e 21-vjeçares tregon se jeta e ka detyruar atë që të rritet para kohe në mënyrë që t’i vinte në ndihmë familjes. “Ana ka vuajtur shumë që në fëmijëri. Familja e saj nuk ka pasur kushte të mjaftueshme ekonomike që asaj të mos i mungonin qoftë edhe gjërat më jetike. Ajo ka edhe 2 motra të tjera e një vëlla të vogël. Janë rritur me një baba që më shumë ka qenë brenda (në burg) se jashtë, që pinte e luante bixhoz. Asaj i është dashur të përballet me shumë gjëra që nuk i takonin. Problemet sociale e ekonomike ajo i ka hequr mbi shpatullat e saj”, u shpreh shoqja e ngushtë e studentes së plagosur.dita-sot

Sat 17 Aug 2013 - 16:42
Ana Sulçe mban peng hetimet, nuk jep dëshmi në polici
Studentja 21-vjeçare justifikohet se nuk ndjehet mirë, në një kohë kur gjendja e saj është stabilizuar
Vajza do të mbajë të fshehtë atë çka ndodhi me 14 shkurt në dhomën e hotelit “Deja”. Dyshime se 21-vjeçarja ishte ndarë nga F.Marashi
Angela Tato
-Ana Sulçe nuk rrëfehet për uniformat e policisë, duke u justifikuar se nuk ia lejon gjendja e saj shëndetësore. Ndërsa ka rezultuar e pasuksesshme tentativa e bluve për ta marrë në pyetje studenten 21-vjeçare, e cila mbeti e plagosur nga i dashuri i saj 52-vjeçar. Rrëfimi i Ana Sulçes është një prove, e cila do të hedh dritë mbi disa pikëpyetje që rrethojnë këtë ngjarje. Me heshtjen e saj 21-vjeçarja po bllokon hetimet e policisë në kushtet e mungesës së provave të tjera dhe kur dëshmitarët okularë nuk janë në gjendje të përcaktojnë shkakun e debatit mes çiftit. Hetimet e policisë në lidhje me shkakun e mundshëm të krimit janë përqendruar në pistën e vrasjes për motive xhelozie, që lidhet me faktin se Agim Emini mund të ketë zbuluar që vajza ka pasur lidhje tjetër, apo mundësinë që ajo të mos ketë pranuar të vazhdojë lidhjen dhe për t’u martuar me të, ashtu siç pretendojnë edhe të afërmit e Agim Eminit. Policia pritet të verifikojë të dhëna të ndryshme që kanë të bëjnë me hyrjedaljet e vajzës në Maqedoni, apo të biznesmenit shqiptaro-maqedonas në vendin tonë. Hetimet pritet të sqarojnë edhe kohën e lidhjes së tyre apo enigma të tjera ende të pazbardhura të kësaj ngjarjeje.
Dëshmia
Studentja shprehet se nuk ndjehet mirë dhe ka ndjesinë e përzierjes, e cila e pengon që të flasë gjatë, për raportin e saj me 52-vjeçarin, udhëtimet në Maqedoni dhe arsyen e vizitës në hotelin ku prej pesë ditësh ishte pozicionuar Agim Emini. Por gjendja e shëndetësore e Ana Sulçes është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën. Një ditë pas ngjarjes mjeku, i cili po ndjek rastin e 21-vjeçares, u shpreh se vajza është jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e saj është përmirësuar. “Aktualisht gjendja e pacientes është e stabilizuar dhe nuk ka ndonjë rrezik për jetën. Vazhdon trajtimin në pavijonin e Kirurgjisë. Aktualisht nuk shfaq ndonjë problem shëndetësore, që mund të rrezikoj jetën e pacientes”, është shprehur Agron Dogjani. Vetë 21-vjeçarja ka kërkuar nga media që të përgënjeshtrohet çdo gjë që është shkruar. Me ton mjaft agresiv Ana Sulçe ulërinte me të madhe duke treguar që mediat dhe policia ka gabuar në dhënien e versionit rreth asaj se çfarë ndodhi dhe për arsyet e kësaj tragjedie. Duke parë reagimin e saj është e habitshme deklarata se nuk ndjehet mirë dhe nuk mund të jap asnjë shpjegim për policinë. Krijohet përshtypja se Ana Sulçe nuk dëshiron të flasë duke mbajtur peng hetimet e bluve. Insistimi i saj se çdo gjë është një trillim dhe shpifje, dhe hezitimi i dhënies së dëshmisë hedhin dyshime se pas kësaj ngjarjeje të rëndë mund të fshihet një histori krejt tjetër dhe se vetë 21-vjeçarja do të mbajë të fshehtë atë çka ndodhi me datë 14 në hotelin “Deja”.
I dashuri
F.Marashi është personi me të cilin ndodhej në një lidhje dashurie 21-vjeçarja Ana Sulçe. Në profilin e Facebook të vajzës janë postuar një sërë fotosh me djalin 23-vjeçar, i cili rezulton të jetë i dashuri i saj që në vitin 2012. Burime nga policia shprehen nën zë se vajza ishte ndarë nga F.Marashi dhe kjo në linjë kohore para pak se të ndodhte ngjarja. Ndërsa konfirmohet se nga blutë nuk është marrë në pyetje F.Marashi, duke qenë se vajza ishte në një lidhje dashurie me maqedonasin. Por nga profili në Facebook, postimi i fundit i Ana Sulçes është me datë 23 korrik, një foto me F.Marashin. Profili në Facebook i Marshit është me një pseudonim, dhe nga informacionet rezulton se djali është diplomuar në Universitetin Politeknik.
Prokuroria
Nuk do të ketë asnjë dosje hetimore në organin e akuzës për këtë çështje. Vdekja e Agim Eminit bën që nga ana e Prokurorisë së Tiranës të mos regjistrohet procedim penal. Ndërsa të vetmet procedura janë kryer ditën e ngjarjes, hetimet tashmë i kanë deleguar policisë. Për organin e akuzës kjo çështje konsiderohet e mbyllur. Nga ana e forcave të policisë mësohet se pista kryesor e hetimeve është motivi i xhelozisë. Disa burime nga uniformat blu bëjnë me dije se vajza ka punuar në Maqedoni për një periudhe kohe dhe rezulton të ketë dalë nga Qafë-Thana në fillim të prillit 2013, dhe të ketë hyrë sërish në Shqipëri në mes të korrikut. Ka dyshime ende të pakonfirmuara se 21-vjeçarja Sulçe ka qëndruar në Maqedoni ku ka punuar në një lokal nate përgjatë këtyre tre muajve. Sipas kësaj linje logjike hidhen dyshime se 21-vjeçarja ka pasur lidhje me shtetasin maqedonas. Agim Emini është njohur me 21-vjeçaren, studente për Juridik nga muajt e parë të vitit 2013 dhe prej tre muajsh ata ndodheshin në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin. Megjithatë ende gjithçka është nën hetim thanë burimet. Ndërkohë që vetë Emini prej dy vitesh kishte rifituar lirinë, pas vuajtjes së dënimit me 15 vjet heqje lirie për trafik lëndësh narkotike në Zvicër.
shekulli.

Sat 17 Aug 2013 - 16:44
Nuk esht femra e par kjo apo e fundit qe shet veten,karakterin,familjen dhe gjithcka qe ka per t'iu nenshtruar pleqve qe kan lek.Tashi qe humbi gjithcka qe kishte,te largohet nga shqiperia,se ne shtetin ton,po more nje damk (shenje) veshtir se harrohet.Pac fatin e marigos moj bij
Re: Krim për motive xhelozie, tetovari qëllon të dashurën me armë pastaj vret veten
Mon 19 Aug 2013 - 21:16
‘Dorëzohet’ 21-vjeçarja: Po, isha e lidhur me tetovarin. S'më vrau se iu bllokua pistoleta
Ana Sulçe: "Pas shkrepjes së parë, Eminit iu bllokua pistoleta, donte të më qëllonte sërish"
Studentja Ana Sulçe më në fund ka pranuar të flasë për marrëdhënien e saj me 52-vjeçarin nga Tetova, Agim Emini, i cili u vetëvra dhe plagosi 21-vjeçaren.
Gjatë marrjes në pyetje nga oficerë të policisë, Sulçe ka pohuar se kishte lidhje dashurie me 52-vjeçarin.
Përgjigjet e dhënë nga 21-vjeçarja në Spitalin Ushratak kanë qenë kontradiktore ndërsa ka sqaruar se e ka njohur Eminin gjatë një udhëtimi me avion teksa ktheheshin nga Italia në Maqedoni.
Pas bisedës në avion, ata kishin pirë kafe bashkë në Shkup, dhe prej aty Emini e kishte sjellë me makinën e tij në Tiranë. Vajza ka shpjeguar se, ata kanë mbajtur lidhje bashkë. Ndërsa 6 muajt e fundit, kur Emini kishte nisur të bëhej i bezdisshëm, ajo ishte përpjekur të ndërpriste lidhjen duke e akuzuar për mashtrues, si sebep për t’u larguar prej tij, raporton “ABCnews”.
Për sa i takon ngjarjes së 5 ditëve më parë, Sulçe, ka pranuar se Emini e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar ta takonte në Tiranë, vetëm 5 minuta sa për ta sqaruar dhe bindur se nuk ishte mashtrues. Ajo ka shpjeguar se ishte ngjitur në katin e dytë të hotelit për t’u freskuar sepse aty i kishin thënë se ishte tualeti.
Aty është ndeshur dhe me armën e Eminit, i cili fillimisht e ka kërcënuar se do vriste veten që ajo ta besonte, ndërsa më pas kishte ndërruar mendim për të qëlluar atë dhe veten. Sulçe, pretendon se pas shkrepjes së parë Eminit i ishte bllokuar pistoleta pasi kishte dashur të qëllonte përsëri mbi të, por më pas nuk ka parë çfarë ka ndodhur se ajo ishte larguar me taksi për në spital.
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./

- Sponsored content
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi