Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Rusi, tërmet 6.9 rihter në Siberi Empty Rusi, tërmet 6.9 rihter në Siberi

Thu 14 Feb 2013 - 16:32
Rusi, tërmet 6.9 rihter në Siberi Termeti

Një tërmet me magnitudë 6,9, sipas shkallës së vlerësimit të rihter, tronditi ditën e enjte Siberinë Lindore.

Sipas Institutit Gjeologjik Amerikan, lëkundjet u regjistruan në një zonë rreth 900 kilometra nga kryeqyteti i krahinës, Jakutsku.

Duke qenë se epiqëndra goditi një zonë pothuajse krejtësisht të pabanuar, ai nuk shkaktoi dëme ekonomike apo në njerëz.

Megjithatë, ekspertët mbeten të shqetësuar në lidhje me aktivitetin e lartë sizmik që po shfaq së fundmi Azia Lindore, ku përveç këtij tërmeti, janë regjistruar edhe disa të tjerë të nivelin 6-7 rihter.

Përsëritja e disa tërmeteve në zona të afërta është shenjë e lëvizjes së pllakës tektonike ku këto territore vendosen dhe tregues se një tërmet madhor mund të godasë brenda disa viteve.

Sipas shkallës rihter, tërmetet me magnitudë deri 5.9 konsiderohen të dobët ose të mesëm, ato deri në 6.9 të fuqishëm, ato deri në 7.9 tepër të fuqishëm dhe ato mbi 8.0, si jashtëzakonisht të fortë.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi