- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Bashkohet Farmacia, Infermieria bashkë me ish-Fakultetin e Shëndetit
Thu 14 Feb 2013 - 18:55
Një vendim i fundit i Këshillit të Ministrave, i cili pritet të hyjë në zbatim menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, do ta kthejë Fakultetin e Mjekësisë në universitet. Edhe pse drafti i përgatitur nga dekanati i Fakultetit të Mjekësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, ka pasur kundërshti, pasi ky model ka rezultuar jo i suksesshëm në disa vende, ndryshimi është përkrahur nga ekspertët shqiptarë. Sipas vendimit, është përcaktuar që rektori i universitetit do të jetë Jera Kruja, aktualisht shefe e shërbimit të neurologjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” dhe anëtare e PD-së në Këshillin Bashkiak. Ndërkohë që pjesë e Universitetit të Mjekësisë, përveç ish-Fakultetit të Shëndetit, do të jetë departamenti i infermierisë dhe departamenti i farmacisë, të cilët do të atashohen në universitet si fakultete të mirëfillta.
Sakaq, modalitetet dhe detaje të tjera pritet të bëhen publike brenda një kohe të shkurtër. Projekti i kthimit të Fakultetit të Mjekësisë në universitet është në diskutim këto katër vitet e fundit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi