- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Era e ndryshimit ne Vatikan, Papa i ri mund të jetë me ngjyrë
Thu 14 Feb 2013 - 21:53
Sapo është mësuar dorëheqja e Papa Benediktit të XVI, kanë nisur edhe
hamendësimet se kush do të jetë pasuesi I tij. Mediat e huaja saktësojnë
se situata është njesoj e paqartë ashtu siç ishte në vitin 2005 kur
Benedikti u zgjodh Papë, pas vdekjes së Papa Gjon Palit të II-të.
Megjithatë duke u nisur burimeve të dala nga brenda Vatikanit mësohet se
favorite kryesor për në krye të Papatit është Kardinali Peter Kodwo
Appiah Turkson I cili nëse do të zgjidhet do të jetë Papa i parë me
ngjyrë. Ai është 64 vjec nga Gana dhe u zgjodh Kardinal nga Papa Gjon
Pali i II-të. Qëndrime të tij të rëndësishme: Ai beson dhe e ka shprehur
publikisht se, prezervativi duhet përdorur edhe në martesë nëse njëri
nga partnerët është i infektuar me AIDS.
I dyti në renditje është Kardinali Marc Ouellet është 68 vjeç, nga
Kanadaja, i zgjedhur Kardinal po nga Papa Gjon Pali i II-të. Ai mendon
se aborti është i pajustifikueshëm, madje edhe në rastet e
dhunës./alb-observer.com/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi